Artistët e njohur, Ledri Vula dhe Capital T, kanë lansuar bashkëpunimin e tyre të radhës.

“Win Win” titullohet kënga e dyshes së famshme, e cila është kompletuar edhe me videoklip.


Producimi i këtij projekti u realizua në studion e producentit, Rzon.

Screenshot 15 11 Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë i është besuar Supercut Studio nën drejtimin e Besian Durmishit.

Kënga tani është publikuar edhe në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Vulës.

Screenshot 16 11 Foto: Screenshot/YouTube

Ata janë prej vitesh pjesë e skenës dhe pëlqehen mjaft shumë për mënyrën dhe interpretimin e këngëve.

Reperët në këtë periudhë vlen të ceket se janë shumë të angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/