Ledri me urim të sinqertë për babanë me rastin e ditëlindjes

Reperi i njohur, Ledri Vula, ka treguar gjithnjë nëpër intervista se është shumë i lidhur me familjen e tij.
Ndër të tjerash, ai ka theksuar se ka një lidhje tepër të veçantë me të atin e tij, regjisorin e njohur Agron Vula.
Ky i fundit feston sot (e mërkurë) ditëlindjen dhe me këtë rast, i biri i tij është kujdesur t'i bëjë një urim special në rrjetet sociale.
Ledri ka publikuar një fotografi të të atit në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë dedikim prekës atij.
“Nga zemra ime tek e jotja babë. Ti gjithmonë do të mbetesh special për mua. Urime ditëlindjen”, ka shkruar Ledri Vula në InstaStory.

I ati i reperit përndryshe ka një karrierë të gjatë si regjosir në radio Televisionin 21. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/06/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































