LAJMI I FUNDIT:

Leao ëndërron fitimin e Ligës së Kampionëve me Milanin

Leao ëndërron fitimin e Ligës së Kampionëve me Milanin

Rafael Leao vazhdon të jetë lojtari kryesor i Milanit dhe këtë ai e dëshmoi edhe në fundjavë.

Sulmuesi portugez realizoi një gol të bukur të shtunën për t’i dhuruar Milanit të tij tre pikë në përballje ndaj Hellas Veronës.

Leao po beson se Milani është në rrugën e duhur dhe është i bindur se shumë shpejtë Rossonerët do ta fitojnë edhe garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.


“Unë besoj se klubi është në rrugën e duhur, ne arritëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”.

“Tani objektivi i klubit duhet të jetë të vazhdojë të rritet, të vazhdojë të jetë i fortë. Unë jam i sigurt se Milani së shpejti do t’i rikthehet fitimit të Ligës së Kampionëve, që është qëllimi ynë”, tha Leao.

Leao shqetëson tifozët e Milanit me komentet për të ardhmen
Lexo po ashtu Leao shqetëson tifozët e Milanit me komentet për të ardhmen

Anësori këmbëshpejtë thotë se triumfi në ‘Champions’ ka qenë ëndrra e tij që nga fëmijëria dhe synon që ta bëj realitet.

“Unë flas për veten time, jam i ri, jam një lojtar që dëshiron të fitojë gjëra të mëdha, mendoj se Liga e Kampionëve është ëndrra e çdo lojtari dhe ne po punojmë për këtë”, u shpreh Leao. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori