Lea Michele raportohet se ka disa lajme të shkëlqyera për t’i ndarë me fansat e saj.

Ylli 33-vjeçar është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, sipas People. Kanë kaluar vetëm një vit që kur këngëtarja dhe aktorja u martua me bashkëshortin e saj, Zandy Reich, 37-vjeçar.


"Ata gjithmonë kanë dashur të jenë prindër”, ka thënë një burim pranë tyre.

27721364 8262791 With child Lea Michele reportedly has some great news to share w m 16 1588024213374 Lea Michele dhe bashkëshorti i saj, Zandy Reich (Foto: Getty Images/Guliver)

Lea nuk është parë në publik që disa muaj, teksa paraqitja e fundit e saj ishte në dhjetor.

Ylli nuk dukej në një nxitim për të pasur fëmijë në 2018 kur ajo tha për UsWeekly: “Unë jam akoma duke luajtur role që janë nën 21 vjeç, kështu që unë dua ta shtyj atë për aq kohë sa të mundem. Të kesh një fëmijë mund të jetë rrëmujë për mua”.

5ab52de48f35206e675d7d60 GettyImages 847722748 Lea Michele (Foto: Getty Images/Guliver)

Michele filloi të takohej me Zandy në korrik të vitit 2017 dhe ai i propozoi asaj në prill 2018.

Ata u martuan në mars 2019 në Kaliforninë veriore në një ceremoni private luksoze.

Lea u bë një yll në një moshë të re, pasi kishte disa role të veçanta që nga fëmijëria, ndërsa famë të madhe arriti në 2009 kur luajti si Rachel Berry në hitin Fox, Glee. /Telegrafi/