Britney Spears është duke kaluar kohë të mirë me të dashurin e saj, Sam Asghari, pasi tejkaloi problemet shëndetësore.

Të shtunën, çifti ishte parë duke u argëtuar me njëri-tjetrin, ndërsa po mbanin duart së bashku në Miami.


Ylli i muzikës pop (37 vjeçare) kishte të veshur një palë bikini ngjyrë rozë kurse Asghari (25 vjeç) një palë të shkurtra ngjyrë të kaltër.

Untitled 2 e1560153122994 Britney Spears dhe Sam Asghari (Foto: Splash News)

Spears kishte kaluar plot 30 ditë në një spital të shëndetit mendor për shkak të ngarkesës së tepërt dhe depresionit të shkaktuar nga sëmundja e rëndë e babait të saj.

Përgjatë 30 ditëve, doktorët ishin kujdesur që artistja të shërohet me përdorimin e medikamenteve të duhura, por edhe me terapitë psikiatrike.

Menaxheri i Spears, Larry Rudolph, gjithashtu ditë më parë ka pohuar se këngëtarja kurrë nuk do të mund të performojë përsëri në mes të betejës së saj me shëndetin mendor. /Telegrafi/