Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha sot se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë rrezikuar kuorumin në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me keqmenaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Selmanaj në një konferencë për media tha se deputetët e LVV-së deri në afatin e fundit kohor që e kishin për t’i dhënë epilog raportit përfundimtar të nxjerr nga Komisioni Hetimor ishin pro raportit, ndërsa në fund ata e sabotuan komisionin.
“Mandati i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, sipas Ligjit për Hetim Parlamentar do të përfundonte më 15 dhjetor 2022.
Në takimin e komisionit me 13 dhjetor 2022, me konsensus të plotë ishte vendosur që takimi përfundimtar ku do të votohej edhe Raporti final i Komisionit, të mbahet me 15 dhjetor në ora 15:00. Përkundër këtij dakordimi dhe pas pritjes prej 45 minutash, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit qeverisës sabotuan këtë takim, dhe me këtë rrezikuan kuorumin dhe si rezultat pamundësuan vendimmarrjen për Raportin final.
Sjellja e tillë e deputetëve të shumicës parlamentare, tregon për përpjekjet e tyre për të penguar zbardhjen e së vërtetës dhe fshehjen e veprimeve të njerëzve të afërt me Kryeministrin Kurti, veprime që tani çdo ditë e më shumë po dëshmohet se po marrin përmasat e një afere të madhe korruptive të karakterit ndërkombëtarë”, tha ai.
Ai po ashtu foli edhe rreth pretendimeve për aferën financiare të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Rasti i fundit i Ambasadorit Berishaj ka dërguar mesazh të qartë në çdo cep të botës se kjo Qeveri është e korruptuar deri në palcë dhe lufton ditë e natë, jo kundër korrupsionit dhe të korruptuarve, por krahpërkrah me korrupsionin dhe të korruptuarve. Berishaj nuk është një qytetar i thjeshtë dhe nuk është vetëm një Ambasador, ai është ndër themeluesit e partisë në pushtet dhe deri vonë ka qenë anëtarë i kryesisë së kësaj partie, pra njeri i rrethit të ngushtë vendimmarrës të saj”, tha ai.
Sipas tij, ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, Martin Berishaj tash e sa muaj sipas medieve sllovene dhe kroate gjendet në qendër të një skandali të madh financiar me përmasa ballkanike.
“LDK shpreh shqetësim për raportimin e këtyre medieve për afera milionëshe ku për protagonist kanë jo vetëm Ambasadorin Martin Berishaj por edhe patronin e tij Kryeministrin Albin Kurti.
Siç jeni në dijeni së fundmi gazeta sllovene ka botuar një hulumtim të gjatë, ku hulumtohen lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë sllovene GEN-i. Sipas këtij hulumtimi hidhen dyshime se përmes Ambasadorit Martin Berishaj, është financuar fushata elektorale e Albin Kurtit, nga paratë e kompanisë sllovene “GEN”, me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë”, tha ndër të tjera deputeti i LDK-së.
Sipas tij, pretendimet e tilla Berishaj i kishte cilësuar si shpifje dhe kishte paralajmëruar padi.
“Megjithatë shqetësimin tonë e rrit fakti se dje në medie u raportua se padia e Martin Berishajt ndaj mediumit “Planet TV” dhe gazetarit që raportoi mbi dyshimet për përfshirjen e tij në një aferë financiare, është hedhur poshtë nga Gjykata e Qarkut në Lubjanë, e cila tha se lënda ka pushuar pa efekte juridike”, tha ai
Edhe Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se kjo qeveri është zhytur në korrupsion që nga dita e parë e saj.
“Më e keqja korrupsioni i tyre dhje i njerëzve të tyre nuk po i duket fundi. Edhe më keq kjo udhëheqësi jo vetëm që nuk po i shkarkon të korruptuarit por po i mbron me gjithë arsenalin e saj. Korrupsioni i skajshëm i tyre përveç që ka shkatërruar qelizën e skajshme e fundit të të besimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ka shkatërruar edhe reputacionin tonë në arenën ndërkombëtare”, theksoi ai.
LDK kërkoi që:
Kryesia e Kuvendit ta procedojë për në seance plenare Draft – Raportin e Komisionit Hetimor parlamentar, dhe i njëjti të trajtohet sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit;
Të shkarkohet menjëherë Ambasadori Martin Berishaj;
Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Shwartz.
Nëse vërtetohen transaksionet financiare të kompanisë së Ambasadorit Berishaj, ku përfshihen edhe transaksionet gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022, kërkojmë hetim nga prokuroria e shtetit për z. Martin Berishaj për të konstatuar nëse ai ka konsumuar vepër penale sipas nenit 383 të Kodit Penal për “Deklarim të rremë nën betim”, kur ka dëshmuar pranë komisionit hetimor parlamentar me 17 nëntor 2022, ku kishte thënë për kompaninë e tij “MB Consulting” “se është firmë që e ka formuar në vitin 2017 dhe se e njëjta nuk funksionon nga viti 2020”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/policia-mk-380x233.png)
MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes
![KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/kosova-nato-380x233.jpg)
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova
![Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-19T220757.940-380x233.jpg)
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar
![Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474760921_947659314132869_9216424812865863447_n-780x439.jpg)
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike
![Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/partite-fushata-780x439-1.jpg)
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë
![Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-trumpo-780x439.jpg)
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
![“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-25-780x439.png)
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane
![Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/tyujki-780x439.jpg)
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua
![Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1_1498320632-476220-1-1-e1739985688141-780x439.jpg)
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame