Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në një intervistë për emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka folur për ‘Rrugën e re’ të LDK-së, programin e partisë për qeverisjen e vendit, zgjedhjet e ardhshme nacionale si dhe për qeverisjen Kurti.
Bajrami gjatë emisionit bëri të ditur se ‘Rruga e re’, quhet programi i partisë për qeverisjen e vendit, ndërsa siç tha ajo, këtë rrugë e kanë nisur që nga mbarimi i zgjedhjeve të kaluara nacionale.
“’Rruga e re’ mund të doket e re për shkak të shpalosjes së programit që kemi bërë, përndryshe ‘Rruga e re’ quhet programi i ri qeverisës i LDK-së për katër vitet e ardhshme, pas zgjedhjeve nacionale kurdo që ato mbahen. Ne kemi filluar menjëherë pas zgjedhjeve të kaluara dhe rezultatit që kemi marrë, kemi filluar me takime me qytetarë, nëpër fshatra, nëpër qytete, në të gjitha komunat e Kosovës”, është shprehur ajo.
Ish-ministrja theksoi se deri tani kanë zhvilluar takime të shumta, ku edhe janë njoftuar nga afër për problemet e qytetarëve.
“Kemi pasur takime intensive me komunitetin e biznesit, me shoqatat, me odat, kemi taku së fundmi, për shkak të eskalimit të gjendjes, për shkak të sanksioneve, kemi taku siç e dini shoqërinë civile, profesorë, akademikë, komunitetin e biznesit dhe gjithë të tjera. Kemi ardhur në përfundim që programit tonë qeverisës në të cilën mbi 200 ekspertë të fushave të ndryshme, anëtarë të LDK-së, funksionarë në pozita të ndryshme, njerëz me përvojë, por edhe jashtë saj kanë punuar në një program, në secilën fushë për të pas zgjidhje për problemet e qytetarëve”, theksoi mes tjerash ajo.

Gjatë intervistës, deputetja Bajrami vlerësoi se aktualisht është një gjendje jo e mirë dhe qytetarët po përballen me pengesa të shumta.
“Ka një gjendje absolutist jo të mirë, nuk kemi parë përparim në asnjë fushë, një prej pengesave kryesore për qytetarët është që kostoja e jetës është e papërballueshme, që nënkupton ne ende jemi nën presionin e çmimeve të larta. Tash kemi inflacion më të vogël, por nuk kemi pasur de-inflacion, që nënkupton nuk kemi pasur ulje të ngritjes së çmimeve që kanë ndodhur vitin e kaluar”, pohoi ajo.
Në emisionin “Përballje”, Bajrami tha se në programin e tyre qeverisës kanë punuar 28 ekspertë nga fusha të ndryshme.
“Në programin tonë qeverisës për qeverisjen e ardhshme kemi punuar që nga përfundimi i zgjedhjeve, pra ka tri vite. Fillimisht kemi takuar njerëzit, e kemi parë ku probleme, më vonë i kemi intensifikuar takimet me të gjithë akterët, përndryshe 28 ekipe në 28 fusha kanë punuar. 28 ekipe kanë punuar programin, projektet me prioritet tri herë janë diskutuar me kryetarin Lumir Abdixhiku”, tha ndër tjera ajo.

Bajrami sqaroi se “Rruga e re” është emri i programit qeverisës dhe se nuk është program për kundërshtarët politikë, por për qytetarët.
Siç tha deputetja, LDK nuk ka ndryshuar logon e saj dhe asnjëherë nuk ka ikur nga trashëgimia saj.
Sa i përket zgjedhjeve, ajo theksoi se LDK tash e një kohë të gjatë është e përgatitur për të shkuar në zgjedhje të reja nacionale, duke shtuar se partia e saj ka më së shumti njerëz me përvojë dhe ekspertë nga të gjitha fushat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës