Qeveria e Kosovës ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro shtesë për fundvit të gjithë pensionistëve dhe fëmijëve deri në 16 vjeç.
Kështu bëri të ditur sot (e diel) kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjeç, dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë, do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili”, tha Kurti .
Murati nuk tregoi se kur do të mund ta marrin saktësisht këtë pagesë pensionistët dhe fëmijët, por tha se gjatë javës së ardhmes do të punohet për ekzekutimin e tyre.
E pas bërjes publike të këtij vendimi, nuk kanë munguar reagimet e partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ky subjekt në një njoftim të lëshuar ka thënë se kjo është një lëmoshë që nuk mjafton as për ta paguar rrymën këtë dimër.
“Vizion në javën e parë të mandatit, apo panikë në muajt e fundit? Ky pra është dallimi. Sepse LDK e ka programin dhe zotimin e qartë: koeficient të pagave 150 euro – që do të thotë rritje mesatare e pagës për 200 euro – për të gjithë shërbyesit publik në javën e parë të mandatit, dhe zgjidhje të qëndrueshme që i përgjigjen vështirësive dhe nevojave të përditshme të qytetarëve. Kjo ka dallim të madh me lëmoshën e dhënë në fund të vitit e cila nuk mjafton as për ta paguar rrymën në këtë dimër”, thuhet në reagimin e LDK-së.
LDK ka shtuar se kjo që pamë sot nuk është asgjë më shumë se shenjë e panikës dhe mungesë e vizionit nga një udhëheqësi e dështuar e cila nuk ka implementuar asgjë të qëndrueshme në 4 vite qeverisje.
“Qytetarët janë lodhur nga qeverisja e paaftë, dhe ata po na e tregojnë çdo ditë se ata duan ndryshim, dhe e duan atë menjëherë”, thuhet në reagim.
Edhe deputetja e kësaj partie, Hykemte Bajrami ka reaguar duke e quajtur ndarjen e shtesave “skemë e korrupsionit publik”.
“Shpërndarja e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik. Qeveria e cila investimet kapitale në vitin 2024 i ka më të ulëta se në vitin 2017 e 2018, e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota.
Qeveria e cila gjatë mandatit i ka dyfishuar faturat e energjisë elektrike, e ka dyfishuar tatimin në pronë, i ka poshtëruar shërbyesit civilë, i ka fyer sindikatat, e ka detyru njësinë elitare të Policisë me dalë në protestë, i ka mbetur ushtria pa bukë e policët pa këpuca, i ka maltretuar prindërit dy vjet radhazi me blerjen e librave, qeveria në mandatin e së cilës janë rritë çmimet si kurrë më parë, sot me para të taksapagusëve po tenton me ble vota.
Janë 4 vjet të humbura Jeni në panik, por as kjo skemë nuk ju shpëton dot. Më 9 shkurt votohet për ndryshim jo për lëmoshë!”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit