Pasi kanë kaluar më shumë se 11 vjet, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hapur arkivat pas disa letrave drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit me të cilat bën thirrje për hetim të disa krimeve më të rënda të kryera gjatë dhe pas luftës në vend.
Njëra ndër to është edhe një tentim- atentati ndaj ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në mëngjesin e 15 marsit 2005, derisa eskorta e tij po bënte rrugën e zakonshme nga rezidenca në Velani drejt ndërtesës së Kuvendit ku gjendet Zyra e Presidentit, Rugova i kishte shpëtuar një atentati.
Pak minuta më pas, Rugova duhej të takohej në zyrën e tij me ish Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana i cili kishte ardhur në Prishtinë për të biseduar me liderët politikë për situatën pas largimit të Haradinajt dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për qeverinë që do ta pasonte atë.
Kryesit e këtij atentati nuk janë gjetur asnjëherë.
Por dy net më parë, në një intervistë dhënë për televizionin Klan Kosova, Thaçi që sot është vendosur në zyrën në të cilën ka punuar Rugova deri në vdekje, në janar 2006, dha versionin e tij të ngjarjes.
Thaçi dyshon se atentati ndodhi në ditën kur ai dhe Rugova do të takoheshin për të diskutuar për përfshirjen e mundshme të PDK-së së tij në koalicion qeveritar, pikërisht për ta parandaluar përfshirjen e tij në qeveri.
Atentati kishte ndodhur një javë pasi kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte lënë mandatin e shefit të qeverisë për t’u dorëzuar në Tribunalin e Hagës pas një aktakuze e cila e ngarkonte atë me krime të luftës.
Në ditën kur e dha lajmin për aktakuzën dhe e komunikoi dorëheqjen, Haradinaj e ngarkoi ish nënkryetarin e partisë së tij (AAK), Bajram Kosumin, për ta drejtuar qeverinë e re.
“Në mars të vitit 2005 me faktorët relevant ndërkombëtarë, shtetet e Kuintit, me Presidentin Rugova, jemi takuar dhe kemi biseduar dhe kemi arritur dakordësi për ndërtimin e një koalicioni të ri”, kishte deklaruar të enjten në këtë intervistë.
Por njerëzit e afërt me zhvillimet politike rreth koalicionit të asaj kohe, përgënjeshtrojnë atë që e tha Thaçi.
Adem Salihaj, deputet aktual nga LDK, atëbotë ka qenë Zëvendës Kryeministër i Kosovës dhe një nga njerëzit më të afërm të Rugovës.
Salihaj mohon mundësinë e një afrimi të madh të Thaçit me Rugovën.
“Kjo është një gënjeshtër e kulluar, sepse nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën”, tha Salihaj.
“Nuk dyshoj aspak që PDK e Thaçi kanë pasur ëndrra që të rrëzohet qeveria pas shkuarjes së Haradinajt në Hagë. Por ish- Presidenti Rugova ka qenë i qartë në qëndrimet e tij”, shtoi ai.
“Amaneti’ i Haradinajt atëbotë kishte shkuar në vend dhe më 23 mars 2005, në një seancë të Kuvendit, Bajram Kosumi qe zgjedhur kryeministër duke e lënë PDK-në ta vazhdojë jetën opozitare.
Deri në atë ditë, Kosumi ishte ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Rugova ishte i qartë që të vazhdonte ky koalicion [LDK-AAK] dhe unë jam dëshmitar i kësaj,” tha Salihaj.
Njëjtë me Salihajn, ngjarjet i kujton edhe një nga njerëzit më të afërt të Haradinaj, këshilltari i tij Avni Arifi.
“Krejt çka ka thanë është rren. Ai [Rugova] ka vdekë e tash ky mundet me thanë çka të dojë”, tha Arifi për KALLXO.com.
Vite më pas, Thaçi respekton çdo ditë që lidhet me Ibrahim Rugovën.
Por Avni Arifi thotë se në të gjallë të tij, Rugova ka pasur krejt tjetër trajtim nga Thaçi.
“Ai sa herë e ka taku Rugovën e ka fy. Në takimin me ekipin negociator që kishin në shtëpinë e Rugovës, ku prezent kanë qenë Daci, Kosumi e Surroi, Thaçi kishte thënë se kjo është shtëpi e krimit,” tha ai.
Edhe Adem Salihaj edhe Avni Arifi, e pranojnë që ndërkombëtarët atë kohë kanë qenë në favor të krijimit të një koalicioni gjithëpërfshirës, me PDK-në brenda, por “pa ndikuar në formimin e koalicionit”.
“Ndërkombëtarët prej fillimit të ekzistencës kanë preferu me qenë qeveria sa ma gjerë për shkak të numrave se ka pasë vendimeve të vështira, por kurrë nuk kanë imponu koalicione”, tha Arifaj.
“Ndërkombëtarët kanë deshtë që në Kosovë të jetë një qeveri gjithëpërfshirëse, por vullneti i presidentit Rugova ka qenë që të hyjë në koalicion me AAK-në, që PDK të mbes në opozitë dhe kjo është dëshmuar,” tha ai.
Bajram Kosumi vazhdoi punën si kryeministër deri në mars të vitit 2006 kur u zëvendësua nga ish komandanti i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, Agim Çeku. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-7-780x439.jpg)
Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë