Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate e kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë Thaçit për mandatarin Avdullah Hoti, nga Lëvizja Vetëvendosje këtë vendim e kanë quajtur skandaloz.
Gjykata Kushtetuese ka marrë mbrëmë vendim lidhur me çështjen e mandatarit Hoti, në të cilën ka konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re.
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku i dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për mandatarin pa shkuar vendi në zgjedhje.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se askush nuk ka humbur.
“Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët. Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike”, tha ai.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që është edhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se protestat nuk mund të cenojnë rendin kushtetues.
Sipas tij, një vendim i tillë i Kushtetueses ishte i pritshëm pasi është në përputhje me Kushtetutën.
“Vetëvendosje nuk e deshi mandatarin që ia ofroi Presidenti. Nuk ka pasur rrugë tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se ky vendim duhet të respektohet pasi është institucioni i instancës së fundit që respekton kushtetutën.
Ndërkaq, edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë.
Limaj ka ftuar partitë politike të vazhdojnë traditën e krijuar deri më sot në respektimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Nisma Socialdemokrate mirëpret Aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe fton të gjitha partitë politike të vazhdojnë traditën e krijuar deri më sot në respektimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese…Aktgjykimi sotëm i Gjykatës Kushtetuese qartëson rrugët kushtetuese që duhet ndjekur për formimin e institucioneve, si dhe do të kontribuojë në evitimin e ngërçeve institucionale në të ardhmen”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Ndërkaq, për Vetëvendosjen në aktgjykim i tillë i Kushtetueses është skandaloz dhe sipas tyre nuk kanë më kuptim as zgjedhjet as demokracia derisa një grup i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese e përmbysin rendin kushtetues
Deputeti i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku thotë se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz.
“Jo vetëm që është skandaloz ky njoftim, por edhe tejkalon edhe frymën e Kushtetutës së Kosovës në tërësi. Kushtetuesja nuk ka bërë interpretim por ka krijuar diaspozita të reja lidhur me afatet dhe kompetencat e Presidentit të Kosovës. Po e përsëris. Me një fjalë është skandaloz!”.
Çeku në RTV Dukagjini tha mbrëmë se në momentin më të shkurtër që të del vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese do të merret vendim si do të shkohet më tutje, përcjell Telegrafi.
“Por ne do të vazhdojmë të angazhohemi për zgjedhje të reja në afatin më të shkurt të mundshëm pasi këtë e kemi thënë nga momenti i kalimit të mocionit të mosbesimit”.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën i jep të drejtë Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë, ka reaguar edhe Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje.
Përmes një shkrimi në Facebook, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur vendimin e GjK-së, si skandaloze.
“Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit! Vendim skandaloz”, ka shkruar Haxhiu.
Ndërkohë Haxhiu në RTV Dukagjini ka thënë se gjyqtarët e Kushtetueses kanë bërë një gabim historik që do t’i kushtojë shumë Kosovës. “Vendime të tilla janë të papranueshme për Vetëvendosjen dhe sigurisht se do të ketë rezistencë qytetare kundër këtyre vendimeve që duan të ruajnë pazaret e Hashim Thaçit”.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë thotë se me këtë veprim Gjykata Kushtetuese i ka dhënë një goditje të fortë Kosovës.
“Nuk kanë më kuptim as zgjedhjet as demokracia derisa një grup i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese e përmbysin rendin kushtetues”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Iu gjetën dhe u sekuestruan disa armë në një veturë të parkuar në një pompë derivatesh në Deçan, dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë

Mickoski: BDI nëse ka prova kundër Mexhitit t’i dorëzojnë ato

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri