E ardhmja e Mario Balotellit është duke u bërë çdo herë e më shumë një mister.

Liverpooli nuk e dëshiron rikthimin e tij, por as Milani nuk është i interesuar të shpenzon për italianin.


Dhe sipas Il Messaggero, për këtë zgjidhje është e gatshme të bëjë Lazio, e cila dëshiron t’i jap edhe një mundësi Balotellit në Serie A.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, tashmë ka filluar bisedimet me klubin nga kryeqyteti italian dhe së shpejti mund të vijë edhe nënshkrimi.

Për 25-vjeçarin është interesuar edhe Crystal Palace. /Telegrafi/

telegrafi sport app