Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë, për ndryshimin e masës së paraburgimit në atë të arrestit shtëpiak, ndaj drejtorit tashmë të suspenduar të Sekretariatit në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi.
Gjithashtu, kjo masë e sigurisë është ndryshuar edhe për zyrtarin tjetër, Ardian Krasniqi, ndërsa për Marigona Berishën gjykata ka vendosur që e njëjta të mbrohet në liri.
Kjo është bërë e ditur përmes përgjigjes së zëdhënëses së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 29.03.2021, për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve L.K. dhe A.K. dhe zëvendësimin me masën e arrestit shtëpiak, ndërsa për të pandehurën M.B., zëvendësimin e arrestit shtëpiak me masën e paraqitjes në stacionin policor, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda me datë 30.03.2021 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që i është ndërprerë masa e paraburgimit të pandehurve L.K. dhe A.K. e caktuar me aktvendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak për të pandehurën M.B. dhe është refuzuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë si e pa bazuar, sa i takon të pandehurës M.B. për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak në masën paraqitja në stacionin policor dhe e njëjta do të mbrohet në liri”, thuhet në përgjigjen e Gashit, për “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtij njoftimi, dy të pandehurve Krasniqi kjo masë e arrestit shtëpiak u është caktuar nga gjykata në kohëzgjatje prej dy muaj.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 29 mars kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj drejtorit të përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi.
Ndërsa ndaj zyrtares së Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Marigona Berisha, gjykata kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Kjo gjykatë më 5 mars kishte caktuar masën e paraburgimit edhe ndaj shoferit të Krasniqit, Ardian Krasniqit.
Lavdim Krasniqi po dyshohet nga prokuroria se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrimi i ndikimit” dhe veprën penale “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, kurse zyrtarja tjetër, M.B po dyshohet për veprën penale “moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.
Pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 mars 2021 i kishte caktuar masën e paraburgimit, Lavdim Krasniqit, i njëjti përmes ankesës i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit.
Këtë e kishte konfirmuar mbrojtësi i Krasniqit, avokati Ramë Gashi.
Avokati Gashi, për “Betimi për Drejtësi’, kishte thënë se përmes ankesës kishte kërkuar që të ndërpritet paraburgimi dhe që i mbrojturi i tij të mbrohet në liri apo zëvendësimin e masës me ndonjë masë më të butë.
Kjo pasi që sipas avokatit Gashi, nuk ishte arsyetuar dyshimi i bazuar mirë për veprën penale siç përcaktohet në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
Ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak për klientën e tij, M.B e kishte kërkuar edhe avokati Fatlum Podvorica, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas avokatit Podvorica, ai ankesën e kishte dorëzuar në bazë të asaj se nuk ka elemente të veprës penale tek klientja e tij dhe se nuk përmbushen kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj saj.
Ngjashëm, edhe mbrojtësi i të dyshuarit A.K, avokati Miftar Qelaj, kishte njoftuar se ka bërë ankesë për të mbrojturin e tij duke kërkuar ndërprerjen e paraburgimit, caktimin e mbrojtjes në liri apo zëvendësimin e saj me masë më të butë.
“Nuk janë plotësuar kushtet, kam konsideruar se pa arsye ju ka caktu masa, ka mundur me masa edhe më të buta me siguru prezencën e tij. Konsideroj se nuk janë plotësuar kushtet ligjore, për shkak se kërkesa e prokurorisë bazohej vetëm në dy fakte”, kishte thënë ai për “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media, kishte njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Lavdim Krasniqit dhe zyrtares së Sekretariatit në KPK, me inicialet M.B.
Sipas njoftimit të prokurorisë, të njëjtit po dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.
Të dy të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit aktualisht gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
Drejtori i Sekretariatit në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi dhe zyrtarja tjetër ishin shoqëruar të hënën për intervistim në polici, për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion.
Kurse, KPK, të martën, ka suspenduar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Sekretariatit, Lavdim Krasniqi.
Lajmi ishte bërë i ditur përmes një komunikate për media.
“Pas fillimit të procedurës penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit (SKPK), Lavdim Krasniqi, me dyshimin për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, ka marrë vendim për suspendimin e të njëjtit me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente”, thuhej në njoftim.
Tutje, KPK bën të ditur se është marrë vendim edhe për suspendimin e një zyrtareje të Sekretariatit, si e dyshuar për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.
“Me qëllim të vazhdimit të funksionimit të administratës së sistemit prokurorial në përgjithësi, KPK-ja po sot caktoi Ushtrues të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Valdrin Krasniqin – Udhëheqës i Zyrës Ligjore”, njofton KPK.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës