LAJMI I FUNDIT:

Lautaro refuzon mega ofertën saudite për të qëndruar te Interi

Lautaro refuzon mega ofertën saudite për të qëndruar te Interi

Lautaro Martinez thuhet se ka refuzuar një ofertë me vlerë rreth 240 milionë euro nga një klub nga Arabia Saudite, duke mos pasur synim të largohet nga Interi.

Të premten, dolën raporte nga Argjentina që sugjeronin se sulmuesi 25-vjeçar kishte marrë një ofertë për kontratë katërvjeçare nga një skuadër saudite e paidentifikuar me vlerë 60 milionë euro neto në sezon, një pagë me vlerë 10 herë më shumë se paga e tij aktuale në kryeqytetin e Lombardisë.

Lautaro, i cili ka edhe tre vite kontratë me Interin, është rritur në një figurë lideri në klub dhe pritet të emërohet kapiteni i ri për sezonin e ardhshëm.


Një klub nga Arabia Saudite i ofron Lautaros një kontratë marramendëse, dhjetëfish më të lartë sesa fiton te Interi
Lexo po ashtu Një klub nga Arabia Saudite i ofron Lautaros një kontratë marramendëse, dhjetëfish më të lartë sesa fiton te Interi

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Lautaro refuzoi ofertën fitimprurëse nga Arabia Saudite, duke mos dashur të largohej nga Interi në këtë kohë.

Interi e konsideron 25-vjeçarin të pashitshëm dhe nuk do të dëgjojë asnjë ofertë nën 150 milionë euro, duke e bërë atë figurën qendrore në projekt.

Sezonin e kaluar, Lautaro shënoi 28 gola dhe dha 11 asistime në 57 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori