Largoni të gjitha kabllot e padëshirueshëm, që zënë hapësirë dhe nuk duken mirë

Të gjithë atyre që teknologjia iu bëhet pjesë e jetës, shpërndara e kabllove është e pashmangshme.
Megjithëse jemi në vitin 2019 dhe teknologjia është avancuar në masë të madhe, përfshirë edhe largimin e kabllove, është e pamundur që të largohen të gjitha, transmeton Telegrafi.
Derisa, mos përshtatja e ndërtimeve të vjetra, që kanë shumë më pak priza, me pajisjet moderne të ditëve të sotme, i shtojnë kabllot.
Pasi që sistemi i shumëpritur me të gjitha pajisjet wireless nuk do të arrijë kurrë, atëherë sigurohuni se nuk e shkëputni ndonjë kabllo dhe provoni këto teknika nëse doni t’i largoni.
Mundohuni që shumicën e pajisjeve t’i keni pa tela
Tingëllon si e pamundur, por në të ardhmen fokusohuni në këto pajisje, që po popullarizon në masë të madhe. Kur keni disa pajisje, lidhini në të njëjtin rrjet dhe në të gjitha do të keni dokumentet dhe të dhënat e njëjta.
Andaj, ato nuk do të lëvizen, duke bërë që kablloja të fshihet njëherë dhe të mos duket më. Përdorimi i Wifi dhe Bluetooth, ndihmon shumë në këtë aspekt.
Në treg, po shiten edhe mbushës të fuqishëm, që mund të mbushë deri në tri pajisje në të njëjtën kohë, gjë që e lehtëson shumë largimin e kabllove.
Shfrytëzoni kutitë
Kur të keni fshehur sa keni mundur kabllot, vazhdojnë t’ju mbesin zgjatime, me të cilat duhet të merreni. Atëherë, provoni kuti të ndryshme, varësisht nga pozita dhe madhësia e hapësirës, vendosni kuti, brenda së cilës i futni pjesët e tepërta të kabllove.
Këto kuti mund t’i punonin vet, por ka edhe në treg kuti special me hapje në të dy anët, për depërtimin e tyre. Në të njëjtën kohë, kjo i mbron kabllot nga prekja e fëmijëve apo kafshëve të shtëpisë.
Lidhni kabllot
Kur janë shumë kabllo që shkojnë në të njëjtin drejtim, do ishte mirë që t’i lidhni, kështu duken më të rregulluara, si dhe më sigurt për ecje dhe shmangie të ngatërrimit në mesin e tyre. Mund të duket sikur një zgjidhje e vjetër, por është mënyra më e re që të merreni me këtë problem modern.
Blini telat special dhe kushtojini pak minuta këtij problemi, që ta keni shumë më të lehtë menaxhimin e tyre. Por, mos i shtrëngoni shumë, sepse mund t’ju nevojitet ndonjëherë, që ta largoni ndonjë prej kabllove.
Jashtë pamjes, jashtë mendjes
Ngjitini kabllot e padëshirueshme, mund të jetë një mënyre e mirë që të mos i shihni dhe as të mos iu shkojnë nëpër mendje.
Duket si metodë e tejkaluar dhe jo e përshtatshme, por nëse keni shumë kabllo që iu duken, sigurohuni cilat prej atyre që vijnë nga pajisjet që nuk do t’ju nevojiten për një kohë dhe ngjitini për pjesën e poshtme të tavolinës.
Mund t’i ngjitni edhe për pjesët e pasme të ndonjë objekti të qëndrueshëm, apo edhe t’i mbuloni me ndonjë tepih. Kur nuk i shihni, ka mundësi që edhe problemi juaj të jetë zgjidhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës