Largoni mushkonjat nga shtëpia me një truk kafeje që shumë pak e dinë

Një adhuruese e pastrimit ka ndarë një zgjidhje natyrale dhe pa kimikate për të larguar mushkonjat nga shtëpia dhe kopshti. Chantel Mila, e njohur në TikTok si Mama Mila, ka ndarë disa nga këshillat e saj më të mira për të mbajtur larg mushkonjat, pa përdorur produkte kimike.
Në vend të sprajeve të zakonshme, Chantel zbulon se përdor një produkt shumë të zakonshëm që gjendet në shumicën e shtëpive – kafenë.
Për adhuruesit e kafes, ky është një lajm i mirë: gjithçka që ju nevojitet janë kokrrat apo mbetjet e kafes së përdorur. Pra, mos i hidhni më mbetjet e kafes, por përdorini për të krijuar një parandalues natyral kundër insekteve.
Si të largoni mushkonjat me kafe?
Për të mbajtur larg mushkonjat, Chantel sugjeron të përdorni kokrra kafeje ose mbetje kafeje si një zgjidhje natyrale:
Thjesht vloni ujë në një tenxhere dhe shtoni kafenë (kokrra ose mbetje) për të përhapur aromën e saj.
Chantel shpjegon:
“Mushkonjat e urrejnë erën e kafes, ndaj vloni mbetjet e kafes ose karafil në sobë për t’i larguar”.
Ajo gjithashtu sugjeron që mbetjet e kafes t’i hidhni në vazo me bimë, sepse ndihmojnë për të larguar edhe insekte të tjera dhe në të njëjtën kohë shërbejnë si pleh natyral për bimët.
Pse funksionon kafeja kundër mushkonjave?
Mushkonjat kanë një ndjeshmëri të madhe ndaj aromave të forta, dhe kafeja e zier apo e djegur ka një erë që ato nuk e durojnë.
Djegia e mbetjeve të kafes përhap një aromë të fortë, që pengon mushkonjat të gjejnë viktimat e tyre.
Sipas W & W Nursery and Landscaping, aroma e kafes i shqetëson mushkonjat dhe i mban larg nga shtëpia dhe kopshti juaj.
“Insektet në përgjithësi e lidhin aromën e tymit me rrezikun, ndaj tymi nga kafeja është një sinjal për t’u larguar”.
Kafeja nuk ndihmon vetëm për mushkonjat – ajo mund të largojë edhe insekte të tjera të padëshiruara si grerëzat apo bletët. /Telegrafi/




















































