Njësiti i Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur ta largojnë trupin e një personi që u gjet ditën e premte nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Telegrafin se trupi tashmë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


“Sot paradite është tërheq trupi i pajetë nga Njësiti i Shpëtimit të FSK-së dhe është dërguar për obduksion. Ende nuk është identifikuar viktima”, tha ai.

Ndryshe, të enjten një qytetar kishte njoftuar policinë së në një gropë të thellë prej 3 metra gjendet një trup i njeriut.

Sipas dëshmitarit, gropa ka qenë e thellë rreth 2-3 metra.

“Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me uji, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/