LAJMI I FUNDIT:

Lansohet ueb faqja për raportimin e produkteve të rrezikshme

Lansohet ueb faqja për raportimin e produkteve të rrezikshme

Trupi Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut ka lansuar ueb-faqen për raportimin e produkteve të rrezikshme – RAPEX Kosova me qëllim që gjithë qytetarët e Kosovës të jenë më të sigurt në mallrat dhe produktet që ata i përdorin.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala u shpreh se me anë të kësaj ueb faqe do të mundësohet që konsumatorët në Kosovë të jenë më të sigurt në identifikimin e gjitha produkteve.

“Nga sot me lansimin e kësaj ueb faqe konsumatori ynë do të jetë më i sigurt për produktet që do t’i konsumojë”, tha ministri, Shala.


Ai gjithashtu bëri të ditur se mbi 16 mijë produkte kanë tërhequr nga tregu vetëm gjatë vitit të kaluar.

Shefi i bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Luigi Brusa tha se me anë të kësaj ueb faqe, përmbushet dhe një aspekt i MSA-së.

Kjo sipas tij, bën që të ketë më shumë informim për gjitha produktet dhe mallrat që hynë dhe janë në Kosovë.

Ai, mes tjerash tha se me anë të Rapex-it do të mbulohen disa produkte të rëndësishme. “Këto janë përparësi sepse ekziston një instrument që garanton siguri për mallrat që vijnë nga vendet e tjera”, tha ai.

Kurse, kryeinspektori, njëherësh udhëheqës i trupit koordinues Lulzim Syla tha se me anë të kësaj do t’u lehtësohet më shumë puna e tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori