Qendra e parë Burimore e Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë është lansuar sot nga Universiteti i Prishtinës, UN Women dhe UNDP me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian.
Qendra do të synoj përmirësimin e rolit të arsimit në proceset e drejtësisë tranzicionale, ruajtjes së paqes, të drejtat e njeriut dhe krijimit të kushteve për pajtim.
Lansimi i Qendrës së parë Burimore të Drejtësisë Tranzicionale (QBDT) gjatë ditës së sotme në Universitetin e Prishtinës ka mbledhur partnerët kryesor të proceseve të drejtësisë tranzicionale, përfshirë qeverinë, shoqërinë civile dhe akademinë. Ngjarja është organizuar nga UN Women, UNDP dhe Universiteti i Prishtinës, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Kjo Qendër do të synojë të rrisë rolin e arsimit në proceset e drejtësisë tranzicionale, duke siguruar programe arsimore, burime akademike, hulumtime shkencore dhe aktivitete për ngritjen e vetëdijes. Qendra do të promovoj pjesëmarrjen e të rinjve në ndërtim të paqes, drejtave të njeriut dhe kohezionit social.
Në fjalimin e saj, Flora Macula, Shefe e Zyrës së UN Women në Kosovë, vuri në pah rëndësinë e përfshirjes së qasjes së ndjeshme gjinore në kuadër të Qendrës.
“Qendra Burimore e Drejtësisë Tranzicionale do të ofroj një perspektiv gjinore mbi luftën dhe ndërtimin e paqes, me fokus të veçantë në dhunën seksuale gjatë konfliktit. Ne shpresojmë që Qendra do të transformoj mënyrën se si djemtë dhe vajzat e reja e perceptojnë dhunën seksuale gjatë luftë dhe i bënë të bashkë-ndjenjë me personat që e kanë përjetuar atë. Sa i përket të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, rindërtimi i jetëve të tyre është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, dhe të njëjtit çdo ditë përballen me sfida të reja për mbijetesë dhe pranim nga shoqëria. Është shumë me rëndësi që gjenerata e ardhshme e Kosovës t’i jap fund stigmatizimit me të cilin përballen të mbijetuarit e dhunës”, ka thënë Macula.
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson, ka theksuar rëndësinë e madhe të të rinjve në promovimin e paqes dhe sigurisë.
“Studentët, si të rejat ashtu edhe të rinjtë, duhet të shfrytëzojnë Qendrën Burimore të Drejtësisë Tranzicionale, si dhe të jenë kureshtar, të hapur, të mësojnë sa më shumë që është e mundshme, dhe t’i mbajnë përgjegjës ata që e kanë pushtetin. Rinia e sotme, do të formësojë të nesërmen e Kosovës!”, ka thënë Richardson.
Një fjalë rasti e pati edhe rektori Marjan Demaj, i cili tha se Qendra Burimore e Drejtësisë Tranzicionale është qendra e parë burimore në Universitetin e Prishtinës, dhe synon të rrisë rolin e arsimit në proceset e drejtësisë tranzicionale.
Përfaqësimi i grave në proceset e drejtësisë tranzicionale është theksuar si “vendimtar për vendosjen e të vërtetës, pajtimin dhe paqen e qëndrueshme” nga Annette Fath-Lihic, këshilltare Kryesore Politike e PSBE.
Ngjarja e organizuar nga UN Women, UNDP dhe Universiteti i Prishtinës, është pjesë e projektit të UN Women “Drejtësia Tranzicionale me Ndjeshmëri Gjinore” e financuar nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi