Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka lansuar sot hulumtimin “Iniciativa për Integritet Gjyqësor”, i cili është pjesë e programit “Kërko Drejtësi” që financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe zbatohet nga NCSC.
Qëllimi i këtij hulumtimi është që t’u ofrojë mundësinë akterëve kryesor të sistemit të drejtësisë në Kosovë, që në mënyrë anonime të ndajnë shqetësimet rreth llojeve të sjelljeve korruptive dhe rrethanave në të cilat ato shfaqen.
Kjo anketë do të zhvillohet gjatë muajit prill dhe në të do të marrin pjesë akterët kryesor të sistemit të drejtësisë në Kosovë si: gjyqtarët, prokurorët, avokatët, policët hetues dhe inspektorët policorë të Kosovës.
Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, theksoi se “Iniciativa për Integritet Gjyqësor” iu mundëson respondentëve nga radhët e gjyqtarëve, prokurorëve, policëve dhe stafit administrativ të sistemit të drejtësisë, që në mënyrë plotësisht anonime të ndajnë shqetësimet e tyre për rrethanat e mundshme brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë që mund të dëmtojnë integritetin e tyre profesional.
“Vetëm duke ekspozuar dhe përshkruar dobësitë institucionale që e ushqejnë sjelljen korruptive, Kosova do të jetë në gjendje t’i adresojë këto dobësi përmes ndryshimeve ligjore, shtimit të mbikëqyrjes, apo rritjes së transparencës”, ka thënë ai.
Osman Havolli kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, ka thënë se nëpërmjet këtij pyetësori për integritet dhe gjithëpërfshirjes sikurse të gjyqtarëve, prokurorëve e avokatëve, beson fuqishëm se po i kontribuohet sistemit të drejtësisë. “Kështu rezultatet e këtij pyetësori do të jenë një udhërrëfyes për të eliminuar format e ndryshme të keqpërdorimeve të cilat ndikojnë në integritetin e bartësve të funksioneve në sistemin e drejtësisë në veçanti dhe në uljen e rasteve korruptive në përgjithësi”, tha ai.
Kurse Nehat Idrizi, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka potencuar se kjo iniciativë është e mirëseardhur dhe përbën një risi për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
“Përmes këtij hulumtimi akterët kryesorë të drejtësisë në Kosovë do të kenë mundësinë që nga brenda të denoncojnë apo adresojnë shqetësimet e tyre për ndonjë sjellje eventuale korruptive të kolegëve të tyre. Kjo thënë të drejtën përbën një qasje të re në implementimin e standardeve të integritetit gjyqësor që i kishte munguar sistemit tonë të drejtësisë”, ka shtuar ai.
Blerim Isufaj kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka theksuar se KPK-ja e ka vendosur si pjesë të prioriteteve strategjike ngritjen e integritetit në sistemin prokurorial.
“Ne nga fillimi e kemi përkrahur iniciativën tuaj duke kërkuar bashkëpunim me projektin tuaj nga të gjithë prokurorët dhe stafi i sistemit prokurorial. Mbesim me shpresë që rezultatet e vlerësimit do të tregojnë jo vetëm nivelin aktual të integritetit por do të jenë udhëzues i qartë për Këshillin që të hartojë politika dhe të marr vendime për forcimin e integritetit të këtij sistemi”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?