Eurozona në 20 vjetorin e funksionimit të monedhës së përbashkët europiane, do të ndalë së printuari kartëmonedhat 500-euroshe, pasi janë mjeti më i përdorur nga kriminelët, teksa shumica e 19 vendeve që i janë bashkuar monedhës së përbashkët pritet ta zbatojnë nga muaji i ardhshëm.
“Më 27 janar të 2019-s, 17 nga 19 Bankat Qendrore kombëtare në Eurozonën nuk do të lëshojnë më kartëmonedha 500-euroshe”, njoftoi Banka Qendrore Europiane.
Gjithsesi, Austria dhe Gjermania do të vazhdojnë të printojnë kartëmonedha të tilla deri më 26 prill, “në mënyrë që të garantohet një tranzicion i lehtë, por edhe për shkaqe logjistike”, shkruhej më tej në njoftimin e BQE-së.
Kartëmonedhat 500-euroshe në qarkullim, gjithsesi do të mbeten të ligjshme dhe do të mund të përdoren për të kryer pagesa.
Banka Qendrore Europiane (BQE) ka njoftuar në maj të vitit 2016 se do të ndalte së prodhuari kartëmonedhat 500-euroshe, duke thënë asokohe se pritej ta bëhet këtë gjë rreth fundit të vitit 2018, për shkak të “shqetësimeve se këto monedha lehtësojnë aktivitetet e paligjshme”.
Kartëmonedha me prerjen më të madhe të zonës së monedhës së përbashkët është një prej më të vlefshme në botë, së bashku me kartëmonedhën 1.000 franga zvicerane (1.017 USD apo 888 euro).
Për shkak të vlerës së lartë të saj dhe mbartshmërisë, ekspertët besojnë se kartëmonedhat 500-euroshe janë bërë të vyera për kriminelët që pastrojnë paratë apo edhe për financimin e terrorizmit.
Sipas statistikave të BQE-së, kartëmonedhat 500-euroshe zënë rreth 2.4 për qind të të gjitha kartëmonedhave në qarkullim, por vetëm pak më shumë sesa 20% të vlerës në total. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës