Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.

Nga atje njoftojnë se në rrugën malore Strazh ka dendësi të mjegullave, me çka dukshmëria është zvogëluar në 100 metra.


"Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM./Telegrafi/