LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Urus Performante që prodhon 666 kuaj-fuqi

Lamborghini Urus Performante që prodhon 666 kuaj-fuqi

Nëse ekziston model në segmentin luksoz që nuk ka nevojë për përmirësime për të rritur shitjes, atëherë është Urus.

Megjithatë në Lamborghini kanë dëshmuar se gjithmonë mund të bëhet punë më e mirë, transmeton Telegrafi.


Urus është SUV-i i ri i Lamborghini që është prodhuar në më shumë se 20 mijë njësi, që kur filloi prodhimin katër vite më parë.

Ky modeli i mundësoi kompanisë nga Sant’Agata Bolognessa të krijoj kushte të favorshme për shitje më të mëdha në gjashtëmujorin e parë të këtij viti – duke i shitur 5.090 vetura.

Bëhet fjalë për pasaardhësin e modelit LM002, që përbën 61 për qind të shitjes së përgjithshme të Lamborghini.

Edhe pse Urus arriti sukses të jashtëzakonshëm, në Lamborghini thonë se nuk duan të injorojnë rivalët siç janë Aston Martin DBX dhe Ferrari Purosangue – për këtë ka prezantuar modelin Performanta me peshë më të vogël dhe fuqi më të madhe.

Nga motori 4 litërsh V8 janë nxjerrë 16 kuaj-fuqi shtesë – që tani prodhon 666 kuaj-fuqi. Urus tani është për 47 kilogramë më i lehtë që është një avancim i madh kur bëhet fjalë për performansë.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 3.6 sekonda dhe nëse i shtohen 5.3 sekonda tjera – atëherë e arrin shpejtësinë prej 306 kilometra në orë. Çmimi fillestar i kësaj “bishe” është 218.487 euro. /Telegrafi/