Lakers befasohen në shtëpi nga Clevelandi, kampioni triumfon ndaj Dallasit

Los Angeles Lakers po vuajnë pa yllin kryesor LeBron James.
Skuadra nga Kalifornia ka pësuar humbje befasuese në Stamples Center nga Cleveland Cavaliers 95:101.
Ylli turk, Cedi Osman ishte më meritori për fitoren e Cavaliers.
Osman shënoi 20 pikë, pati tetë kërcime e një asistim.
Me lojë të mirë te Cavaliers u dalluan edhe Rodney Hood me 18 pikë e dyshja Sexton e Burks që shtuan nga 17 të tjera.
Kyle Kuzma me 29 pikë e Brandon Ingram me 22 tjera ishin më efikasit tek Lakers, por që nuk mjaftuan për fitore.
Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Dallasi 114:119.
Steph Curry ka shkëlqyer në këtë fitore të Warriors me 48 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë tek fituesit u dallua edhe Kevin Durant me 28 pikë e shtatë kërcime si dhe Klay Thompson që shtoi 16 të tjera.
Dallasit nuk i mjaftuan 26 pikët nga Luka Doncic për ta befasuar kampionin në fuqi. /Telegrafi/ Rezultatet:
New York Knicks - Philadelphia 76ers 105:108
Atlanta Hawks - Milwaukee Bucks 114:133
Washington Wizards - Toronto Raptors 138:140
Orlando Magic - Houston Rockets 116:109
Dallas Mavericks - Golden State Warriors 114:119
Denver Nuggets - Portland Trail Blazers 116:113
LA Lakers - Cleveland Cavaliers 95:101




































