Lajm i madh për adhuruesit e shijes amerikane - Popeyes tani në WOLT, direkt në derën tënde!

Shija autentike amerikane që ka marrë zemrat e kosovarëve tashmë po vjen edhe më afër teje!
Popeyes Kosova është bërë pjesë e aplikacionit WOLT, që do të thotë se tani menuja legjendare e Popeyes mund të vijë direkt tek ti, vetëm me pak klikime.
Të gjithë adhuruesit e Popeyes e dinë se çfarë e bën këtë brend unik: pula krokante me recetë origjinale nga Luiziana, sosat e shumëllojshme dhe të parezistueshme, si edhe ajo shije autentike amerikane që nuk gjendet askund tjetër.
Tani, falë WOLT-it, mund t’i shijosh të gjitha – nga “Chicken Sandwich” e deri te “Spicy Wings” dhe “Louisiana Fries” - me vetëm disa klikime të thjeshta në aplikacion.
Shpejtësia dhe efikasiteti i WOLT, i kombinuar me shijen origjinale të Popeyes, sjellin një përvojë të re gastronomike në Prishtinë - të shijshme, të lehtë dhe të menjëhershme.
Popeyes Kosova ka përgatitur një ofertë të veçantë me WOLT : Power Combo, që përfshin Chicken Sandwich, Spicy Wings, Medium Meal (Fries & Drink) dhe Dips (sosë shtesë) - tani me çmim special për vetëm 7.40€ (nga 9.80€).
Nëse deri tani Popeyes ka qenë destinacioni më i dashur për dashamirët e pulës krokante, tani është bërë edhe zgjedhja më e lehtë për drekë, darkë apo një snack të shpejtë.
Përmes WOLT-it, zgjedhja e ushqimit të preferuar nga Popeyes bëhet më e lehtë se kurrë - shije autentike dhe shpejtësi e garantuar në çdo porosi.


















































