LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Nëse marrëveshja Kosovë-Serbi nuk bëhet deri në fillim të 2024-ës, mund të mos bëhet fare

Lajçak: Nëse marrëveshja Kosovë-Serbi nuk bëhet deri në fillim të 2024-ës, mund të mos bëhet fare

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se pranvera e hershme e vitit 2023 mund të jetë një afat për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se propozimi për zgjidhjen përfundimtare është propozim evropian me përfshirjen dhe mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë dhe Francës.

Lajçak tha se synimi është që normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të kryhet deri në fillim të 2024 dhe ajo që nuk bëhet deri në këtë periudhë, mund të mos bëhet fare.


“Jemi këtu për të ndihmuar, për të ndërmjetësuar, ne, po flas në emër të Bashkimit Evropian por po besoj edhe në emër të SHBA-së, nuk mund që ne të duam normalizimin më shumë se Kosova dhe Serbia, pra nëse palët nuk pajtohen atëherë nuk do të ketë normalizim, dhe si rrjedhojë nuk do të ketë progres në rrugën evropiane, dhe do të vazhdoni të merreni me çështje si ajo e targave, apo të tjerë, në vend se të ecni drejt integrimit evropian, dhe nuk mendoj se kjo do të ishte një perspektivë shumë inkurajuese”, tha Lajçak për RTV 21.

“Prandaj besoj se normalizimi mund të pres por nuk shoh arsye pse të pres, pra të bëjmë më të mirën për të shfrytëzuar kohën e mbetur, bëjë dhe një thirrje me këtë rast, ta shfrytëzojmë këtë moment unik dhe shumë të favorshëm, të gjithë elementët janë në dispozicion, kemi mbështetjen e plotë si të BE-së ashtu edhe të SHBA-së, kjo situatë të përfundojë para 2024-ës, pasi pastaj BE ka zgjedhjet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara poashtu, ashtu që nuk do të kenë kohë dhe mundësi për tu fokusuar në dialogun Kosovë-Serbi”.

“Ajo çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve sidomos atyre amerikane është vështirë të parashikohet, andaj them se ajo çfarë nuk bëhet deri në fillim të 2024-tës mund të mos bëhet fare. Pra ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe gjithë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, dhe të arrijmë sa më shumë që të mundemi, për një normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka deklaruar tutje Lajçak.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori