Në Kosovë është duke qëndruar i dërguari special për Ballkanin Perëndimorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak.
Në takimin me krerët e shtetit, u diskutua për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq gjatë qëndrimit në Kosovë, dy zyrtarët perëndimorë do të takohen edhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, me të cilët pritet të diskutohet edhe për Asociacionin.
E lidhur me këtë Telegrafi ka marrë mendimet e qytetarëve në Prishtinë.
Qytetari Eset Shala ka thënë se asesi nuk duhet pranuar një presion çfarë do qoftë ai për pranimin e një marrëveshje të tillë.
“Normal nuk duhet të lejohet nga ana e krerëve tanë kjo gjë. Jo nuk duhet të formohet ju a po e shihni në Bosnje se çfarë po ndodhë, i njëjti qëllim është edhe për Kosovën, asgjë e mirë nuk pritet prej tyre”, tha Shala.
Kurse një tjetër qytetar, Adem Selimi deklaron se një marrëveshja për asociacionin nuk duhej as të nënshkruhej lëre më të pranohet e të zbatohet në Kosovë.
“Jo nuk duhet të pranohet në asnjë mënyrë, mos po dëshirojnë të na e instalojnë një Republikë Srpska tjetër. Me kopmetenca të plota asesi nuk duhet të pranohet gabimi më i madh qëndron në atë se, më së pari këta as nuk do të duhej ta nënshkruanin, pa shkuar çështja në Kushtetuese. Me i pa pikat që janë në kundërshtim me Kushtetuten, e pastaj me e nënshkruajt ”, deklaroi Selimi.
Fatmire Selimi, shprehet kundër formimit të komunave me shumicë serbe, sepse sipas saj nëse bëhet, kjo serbët do të kërkojnë që ta marrin edhe shtetin e Kosovës.
“Unë jam kundër asociacionit dhe jam kundër atyre që e kritikojnë Albin Kurtin për këtë punë. Në asnjë mënyrë nuk duhet ta bëhet, sepse ne jemi vetëm një komb këtu. Sepse serbët sot e bëjnë këtë nesër e marrin edhe shtetin”, u shpreh Selimi.
Ndërkaq, Adem Mramori thotë se nëse krijohet Asociacioni, të paktën mos të bëhet me kompetenca siç po e kërkojnë serbët.
“Ata tash e kanë nënshkruar një marrëveshje atje. Mirëpo nëse nuk bënë assesi të paktën ta bëjnë pa kompetenca”, tha ai.
Avdi Gjonbalaj, një qytetar tjetër thekson që territori i Kosovës duhet të jetë unik dhe i pacenueshëm.
“Nëse dëshiron ta ketë një Republika Srpska në Kosovë, atëherë le ta bëjnë. Përndryshe nuk duhet ne asnjë mënyrë sepse rregullimi shtetëror duhet të jetë unik për territorin e Kosovës dhe i pacenueshëm”, theksoi Gjonbalaj.
E Zyrafet Shala ka një frikë tjetër – ai potencon faktin që kjo marrëveshje u nënshkrua dhe nuk do të mund të mos hyjë në funksion.
“Tash që e kanë nënshkruar kam frikë që nuk munden ta hjekin më. Që nuk e kanë nënshkruar mundemi ndoshta të bëjmë diçka. I kanë aga komunat e veta, çka kanë me bë më shumë. Ata nuk ngopen jepju çfarë të duash”, u shpreh Shala.
Ndryshe, pas takimit që zhvilloi të hënën në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, Escobar tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do ta afrojë më shumë Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe komunitetit trans-atlantik.
“Për Kosovën dhe rajonin, ne e shohim këtë zonë si një mundësi të jashtëzakonshme me energji të jashtëzakonshme. Ju jeni evropianë, ekonomikisht, historikisht dhe kulturalisht jeni evropianë dhe ne kemi punuar me kolegët tanë evropianë për t’u siguruar se ata e njohin që Ballkani Perëndimor është një mundësi e jashtëzakonshme për ta dhe jo rrezik. Në këtë kuptim, ne inkurajojmë të gjitha palët që ta shohin Ballkanin Perëndimor si anëtarë potencialë të BE-së në të ardhmen, që të gjitha ata në paqe me njëri-tjetrin, që të gjithë produktivë dhe anëtarë të aftë, ashtu siç i kemi parë ne si partnerë bilateralë. Shpresa kryesore për këtë është përmes dialogut”, u shpreh Escobar.
Escobar, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, të hënën nisën vizitën pesëditore në Kosovë dhe Serbi, vizitë që ka për qëllim inkurajimin e liderëve në të dy shtetet për angazhim në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku evropian.
Duke folur për dialogun, Escobar tha se ky proces ka mbështetjen e plotë të Uashingtonit.
Vizita e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia, qysh në korrik të vitit 2021, nuk kanë zhvilluar asnjë rund bisedimesh në nivel të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRamadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
Ngushtimi i lukthit për trajtimin e obezitetit, flet kirurgu Krasniqi: Largohet 80 për qind e lukthit, pas operacionit duhen kontrolle të vazhdueshme
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?