LAJMI I FUNDIT:

Lahi Brahimaj: Afrimi i PDK-së me AAK-në, strategji e SHIK-ut!

Lahi Brahimaj: Afrimi i PDK-së me AAK-në, strategji e SHIK-ut!

Deklaratat e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, se PDK-ja është e hapur të bashkëpunoj me partinë e Ramush Haradinajt, nuk janë mirëpritur edhe aq mirë nga deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj.

Sipas tij, deklaratat e tilla për bashkëpunim eventual në mes të PDK-së dhe AAK-së, janë strategji e Shërbimit Informativ të Kosovës.

Brahimaj, në një prononcim për “Zeri.info”, tha se me Grabovcin mund të shihen vetëm pas zgjedhjeve.


“Ai e gjuan gurin dhe pas atij gurit mos të merret me tema tjera. Në vend që të merret me temat e Demarkacionit, ‘Zajednicës’, por jo, kjo është strategji e SHIK-ut që të gjuhet guri. Me Adem Grabovcin shihemi në zgjedhje, para zgjedhjeve nuk ka asgjë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, në numrin e sotëm të gazetës “Zëri” ka deklaruar se, partia e tij nuk ka refuzuar asnjëherë të bashkëpunojë me ato parti që ia duan të mirën vendit.

“Ne nuk kemi asgjë kundër vëllezërve tanë. Ne kemi thënë se nuk bashkëpunojmë me ata që nuk ia duan të mirën vendit dhe që kanë për qëllim destabilizimin”, ka thënë ai. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori