Krijuesja e hitit “Poker Face”, thotë se pavarësisht famës së madhe dhe suksesit në top lista, ajo ende e ndjen veten si një ‘e huaj’ dhe ndjehet mirë në këtë mënyrë.

“E ndjej veten një person i largët në përgjithësi. Nuk më pëlqen të shoqërohem me njerëz të famshëm, nuk përshtatem në atë botë. Andaj në një mënyrë, edhe në një grup të ri të fëmijëve cool dhe në botën e muzikës pop, ende ndjehem e huaj. Por kjo është Ok. Më pëlqen kjo”, ka thënë këngëtarja.