Këngëtarja e hitit “Poker Face”, e cila është e njohur për zhveshjet e saja në skenë, nuk mendon se mësueset e saj në shkollën katolike të New Yorkut (ku ajo ka qenë si fëmijë) ofendohen për shkak të paraqitjeve të saj.

“Nuk më ka ardhur asnjë reagim nga murgeshat. Por është interesante, sepse të gjithë mendojnë se i ofendoj ato, pasi që unë kam shkuar në një shkollë religjioze dhe njerëzit mendojnë se mësuesve të mia nuk iu pëlqen kjo që bëj. Mirëpo, është krejtësisht e kundërta”, ka thënë këngëtarja.