Një video nga Big Brother VIP Kosova po qarkullon në rrjetet sociale, duke treguar një moment të veçantë dhe qesharak mes banorëve.

Në të duket se djemtë po flasin për t’u hedhur në pishinë në rroba, ndërsa disa prej tyre vetëm bëjnë sikur do të hidhen.


Në video, Klodi shihet i pari që merr iniciativën për të kërcyer, ndërsa Nailiri thotë me vendosmëri: “Unë gjuhem”.

BBVK/YouTube

Kur afrohen për t’u hedhur, Labinoti hidhet pa menduar, duke lënë të tjerët në breg. Situata bëhet qesharake, pasi as Klodi, as Londrimi apo Nailiri nuk ndjekin shembullin e tij.

Banorët e tjerë duket se mendojnë se Labi po provokon situatën për të tërhequr vëmendje para ditës së Prime.

BBVK/YouTube

Pasi del nga pishina, Labinoti kërkon që edhe të tjerët të hidhen, duke u drejtuar më pas Klodit: ai i thotë se ndjeu një lloj “tradhtie”, pasi Klodi kishte bërë be që do të hidhej.

Ky moment ka sjellë shumë reagime dhe komente qesharake nga shikuesit, të cilët e kanë konsideruar Labinotin si protagonistin e kësaj situate të veçantë. /Telegrafi/