LAJMI I FUNDIT:

Labi solidarizohet me qytetarët e Kosovës, thotë se nuk do të udhëtojë më jashtë shtetit deri në liberalizimin e vizave

Labi solidarizohet me qytetarët e Kosovës, thotë se nuk do të udhëtojë më jashtë shtetit deri në liberalizimin e vizave
Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Këngëtari dhe deputeti i njohur, Labinot Tahiri, jo pak herë ka rrëmbyer vëmendjen e mediave me atë se çfarë shkruan në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke kënduar për fansat në një klub nate.

Në mbishkrimin e kësaj videoje, ai solidarizohet me të gjithë kosovarët, të cilët tash e sa vite nuk kanë të drejtë udhëtimi pa viza jashtë kufijve.


Labinot Tahiri në Kuvendin e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Dhe si rrjedhojë e kësaj, duke ditur peshën e vet si deputet në Kuvendin e Kosovës, Labi ka vendosur që të qëndrojë në Kosovë, dhe të mos dalë fare jashtë shtetit deri në liberalizmin e vizave.

“Sonte dhe vetem sonte sepse mbas 1 janarit rri me popullin tim në Kosovë deri diten që do të dale i pari shqiptarë me Liberalizim të vizave. Kjo sakrificë e imja, vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin tim sikur popujt tjerë. Kah po i shkruaj këto fjalë, mund të ndodh me vite mos dhenja e të drejtës se levizjes, ama unë do të MBYLLEM ME JU VLLEZËR E MOTRA. KOSOVA DHE JU, VLEN MË SHUMË SE SA VETJA IME DHE E TË GJITHËVE QË JEM NË PARLAMENT. I falenderoj krejt Gurbetqarët që na dhan gjithcka për atdhe dhe tash është radha që ne të bëjm për ta duke e lulezuar rininë dhe atdheun tonë”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BqARg_fBPuR/?utm_source=ig_embed

I njëjti ka qenë shumë i komentuar pak ditë më parë në media, kjo pasi akuzoi klubet e natës se po e bllokojnë atë, duke mos e ftuar të këndojë nëpër koncerte.

Labi u reagon klubeve të natës që po e bojkotojnë: Kur të ju bjerë puna, mos më kërkoni
Lexo po ashtu Labi u reagon klubeve të natës që po e bojkotojnë: Kur të ju bjerë puna, mos më kërkoni

Ndërkohë, përveç politikës, Labi është shumë aktiv edhe me projekte të reja muzikore, si dhe angazhime të ndryshme në dasma, ahengje e mbrëmje të ndryshme. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BlaxLeVhW20/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë

“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë", Gjesti vjen me një justifikim të çuditshëm gjatë debatit të tyre

Magazina
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Pas përplasjeve, Gjesti i lutet Eglit që ta presë, banorja: Po më ftohet ndjenja, je duke manipuluar

Pas përplasjeve, Gjesti i lutet Eglit që ta presë, banorja: Po më ftohet ndjenja, je duke manipuluar

Magazina
Paris Hilton shkëlqen me një fustan transparent para ‘Grammys’

Paris Hilton shkëlqen me një fustan transparent para ‘Grammys’

Magazina
Kalo në kategori