Të martën është marrë vendim nga Qeveria e Kosovës për shfuqizimin e vendimit që ndalonte organizimet që përfshinin tubime të shumta në njerëz.

Duke qenë se për këtë ngjarje edhe u protestua javën e kaluar nga këngëtarët dhe pronarët e restoranteve, institucionet vendosën që të marrin vendim për lejimin e organizimeve të tilla si ahengjet dhe dasmat, por nën masa të caktuara të cilat do të bëhen të ditura gjatë ditëve në vazhdim.


Proteste e pronarve te restoranteve dhe kengetare foto Ridvan Slivova 6

“Nga nesër, do të bëjmë një udhëzues, edhe do të jetë publik për të gjithë. Bashkë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, në grupin punues në kuadër të kësaj ministrie ku edhe ne bëjmë pjesë do ta publikojmë këtë udhëzues dhe besoj se nga data 01.07.2020 do të filloj edhe organizimi i dasmave”, ka thënë Ministri i Industrisë, Vesel Krasniqi në një prononcim për Telegrafin lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, lidhur me këtë vendim kanë nisur reagimet e para nga këngëtarët, shumë prej të cilëve janë shprehur të lumtur që kërkesa e tyre e bërë gjatë protestës së 15 qershorit, është marrë parasysh.

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, përmes një statusi në rrjetin social e ka quajtur “Bingo” shfuqizimin e këtij vendimi, teksa thotë se një vendim i tillë i ka hapur edhe më shumë dyer rreth organizimit të aktiviteteve tjera humanitare.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):Dasmat sërish në vazhdimsi! Urime dasmorë! Kur bën mirë , gjen mirë! Respekte për të gjithë juve dhe Zoti na ndihmoftë të gjithêve. Pasi sêrish u lejuan dasmat apo mbrëmjet rinore e familjare , u jam mirënjohës atyre që protestuan me ne dhe kolegun tim Afrim Muqiqin i cili ka qenë shumë i angazhuar! Po ashtu falenderim për ministrin Zemaj, për zv kryeministrin Besnik Tahirin dhe shoqatës së hotelierêve të Kosovês e të tjerë! Nëse prap ka ndonjë ndryshim negativ lidhur me vendimin në fjalë, prap nga qeveria e mirëpres sepse shteti është mbi të gjitha. Hapja fillon me datë 01.07.2020 BINGOOOOOO VAZHDOJMË ME DONACIONE SOT VEQ FILLUAM NDERTIMIN PËR VETERANIN E UÇK-SË NË DRENAS. Labi-FKSH". /Telegrafi/