Labi reagon ndaj tubimeve të partive politike: A ka apo nuk ka virus për politikanët?

Ish-deputeti dhe këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka qenë një nga emrat më të zëshëm në estradë gjatë periudhës së pandemisë.
Ndonëse i tillë po vazhdon të jetë akoma, ai shpesh ka rrëmbyer vëmendje të madhe me deklaratat e postimet që ka bërë.
Ai së fundmi bëri një reagim rreth fushatave politike që janë duke u zhvilluar nëpër qytete të ndryshme, në të cilat po ashtu është vërejtur dukshëm edhe grumbullimi i njerëzve.

Labi ka kritikuar ashpër politikanët për veprimet e tyre, meqë vitin e kaluar u ndaluan dasmat e koncertet muzikore.
Postimi i plotë i Tahirit (pa ndërhyrje):
“A KA APO NUK KA VIRUS? A QENKA KARRIGA MË E RENDESISHME SE JETA E JUAJ QYTETARË TË DASHUR DHE MA NUK PO SHKRUAJ?! KOLEGË MA THUANI REALITETIN PSE SOT NUK FLISNI? Ku janē ata drejtorat që më kritikonin? Hapeni gojën e folni tash, mos u frigoni prej politikanëve! Ku janë disa kritikues të mi, ku thoshin se shëndeti i qytetarit është me rëndësi? Sot çka u ba, a nuk qenka në pyetje shëndeti i qytetarit a? A i keni marrë vaksinat a çka u ba tash??? Qysh mundeni me i denu qytetarët, dhe me i rraf qytetarët dajak për rregulla ndaj maskave, kurse tani mbani fushata si mos me pas ndodhur asgje?!! A KA VIRUS SOT APO NUK KA PËR POLITIKANËT ??? Ma thoni? Mos e shtini BISHTIN NDËR KËMBË FOLNIII?! Po me "dhimbsen"disa artistë dhe do organizatorē që bënin foto me minsitra!!! MSHONI TASH VIOLINËS NË TË THATË se këta po i mbushin sallat, e ju po recitoni!! Kjo quhet "DREJTESI" Labi nga Kosova e Shqipërisë”. /Telegrafi/





















































