Labi në BBVK: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi

Një debat i acaruar u zhvillua mbrëmjen e së premtes në “Prime”, ku protagonistë ishin Labi dhe Londrimi. Diskutimi nisi kur Labi kritikoi mënyrën e veshjes së Londrimit, duke thënë se parimet dhe besimi i tij fetar nuk e lejojnë të pranojë apo të vishet ashtu si ai.
Deklarata e Labit ngjalli reagim të menjëhershëm nga Londrimi, i cili e konsideroi komentin jo vetëm paragjykues, por edhe homofob.
Ai u shpreh se secili ka të drejtë të zgjedhë stilin e vet, pa u gjykuar për këtë, dhe se komentet e Labit mund të dëmtojnë jo vetëm atë, por çdo person që nuk përshtatet me normat tradicionale të veshjes.
- YouTube youtu.be
Debati eskaloi për disa minuta, me të dy protagonistët që ngulnin këmbë në qëndrimet e tyre, ndërsa publiku dhe banorët e tjerë ndoqën me vëmendje tensionin mes tyre.
Situata u konsiderua si një prej momenteve më të diskutueshme të mbrëmjes, duke hapur debat më të gjerë mbi lirinë e shprehjes, identitetin dhe kufijtë e komenteve publike përballë bindjeve personale. /Telegrafi/



























































