Dje (e enjte) prezantuesi i njohur Labinot Gashi ka shokuar të gjithë me vendimin e tij për tu tërhequr tërësisht nga prezantimi.


Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Labi ka falenderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe që kanë ruajtur një miqësi jashtëzakonisht të mirë me të.

Në mes rreshtave, prezantuesi i njohur gjithashtu ka sqaruar se ndjehet ballëhapur që kurrë nuk i kërkoi asnjëherë favore për asgjë, duke hedhur në këtë mënyrë poshtë teorinë se këngëtarja Shkurte Gashi i kishte dhuruar atij një makinë vetëm për ta promovuar.

labi 1 Labi tregon se nuk i ka kërkuar askujt favore.

Këngëtarja Gashi i kishte dhuruar prezantuesit të njohur një 'iPhone 7', për festat e fundvitit, gjë për të cilën Labi e falenderoi drejtëpërsëdrejti në emision, teksa sot (e premte) është përfolur në media se kjo e fundit i ka dhuruar atij edhe një veturë luksoze. /Telegrafi/