LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner shfaqet me kreacion të Valdrin Sahitit në video-reklamën e saj të re

Kylie Jenner shfaqet me kreacion të Valdrin Sahitit në video-reklamën e saj të re

Bukuroshja Kylie Jenner ka njoftuar se linja e saj e re, e quajtur “Kylie Baby”, do të lansohet më 28 shtator me katër produkte: shampo me flluska, losion për trupin, shampo dhe zbutës – të gjitha për bebe.

Ajo ka realizuar së fundmi edhe një spot reklamues për linjën e re të produkteve në ardhje, ndërsa është shfaqur në reklamë bashkë me vajzën e saj, Stormi.

Dukjen në këtë video-reklamë promovuese, Jenner ia ka besuar stilistit të njohur shqiptar, Valdrin Sahiti.


https://youtu.be/5YS7_bVC_aA

Ka qenë vet ky i fundit, ai i cili përmes publikimit të spotit të ri reklamues të Kyelie-t në Instagram, ka njoftuar se ishte kënaqësia e tij të punonte për një emër të njohur si Kylie, të cilënn uk ka hezituar ta quajë “muzë”.

Ndërkohë vet Jenner në publikimin e reklamës në Instagram, nuk e ka etiketuar stilistin shqiptar për kreacionet që ia ka punuar.

Është thënë tash e sa kohë se kreatorët shqiptarë por edhe të huaj paguajnë shuma marramendëse që kreacionet e tyre të vishen nga personazhe me renome botërore, në mënyrë që të promovohet emri i tyre.

Nuk dihet nëse të njëjtën rrugë ka zgjedhur edhe stilisti i njohur kosovar, Valdrin Sahiti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Gjesti i ashpër me Rozanën: A është mirë me prek në moral një femër, e pafytyrë

Gjesti i ashpër me Rozanën: A është mirë me prek në moral një femër, e pafytyrë

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori