LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner na bindi se fustani dhe streçet mund të kombinohen dhe të duken bukur

Kylie Jenner na bindi se fustani dhe streçet mund të kombinohen dhe të duken bukur

Fustan veref dhe streçe, mundësisht rozë e errët, kemi menduar se këto dy elemente nuk bëhen kurrë bashkë

Domethënë, kështu mendonim të gjithë, derisa pamë kombinimin e Kylie Jenner.


Ajo bëri një “krim mode” dhe në fakt duket shumë bukur.

Kylie veshi një fustan të zi, streçe të zeza me shkëlqim, sandale me rripa dhe eci plot vetëbesim për të na treguar se moda s’ka rregulla.

Është e vërtetë që fustani mbi streçe është konsideruar një tabu dhe këtë e konfirmon edhe Karla Lopez, editore e modës në Bustle, por sipas saj, qasja po ndryshon.

“Rehatia dhe fleksibiliteti që ofrojnë streçet e tërheqin konsumatori në këtë kohë modere, duke kontribuar në përdorimin e gjerë të tyre, sidomos në modën e lartë. Në sezonin e pranverës 2024, stilistë si: Philip Lim, Alaïa dhe Blumarine treguan se mund të dukeni klas edhe duke veshur streçe”, u shpreh ajo.

E historia ka treguar që po e veshi Kylie, bëhet trend, ndaj presim të tjera kombinime.