Ky kombinim i pazakontë rrobash nga Bella Hadid do t'ju bëjë ta provoni edhe ju!

Një hoodie (triko e gjerë me kapuç) është ndër zgjedhjet më të mira të veshjeve
Që këtej e tutje, do e përdorni dhe ju këtë kombinim.
E vesh sipër një bluze të hollë kur ndjen se ke ftohtë, e heq kur ke vapë, është zgjedhje e mirë kur ndihemi të fryrë dhe duam të mbulojmë stomakun dhe kemi kapuçin si plan rezervë sa herë që bie shi, apo thjesht duam të mbrojmë flokët.
Ajo që është e vështirë, është se hoddie-t zor se mund të kombinohen me diçka tjetër sipër pa na bërë të dukemi si arinj polarë. Bella Hadid ama, gjeti një zgjidhje të zgjuar për këtë dhe çuditërisht, ia doli ta bëjë të funksionojë kombinimin.
Pra, në këto ditë pranvere ku moti nuk po merret vesh ende, dini çfarë kombinimi t’i bëni tani hoodie-t tuaj: një pardesy të gjerë sipër dhe do të dukeni elegante teksa ndiheni dhe super komode.


















































