Ky është laptopi i ri për video-lojëra - dihet edhe çmimi fillestar

Razer ka prezantuar zyrtarisht Razer Blade 16 për vitin 2026, duke e çuar përvojën e lojërave në lëvizje në një nivel të ri. Ky model i ri, i dizajnuar për përdoruesit që kërkojnë performancë maksimale në lëvizje, ruan dizajnin e hollë karakteristik, por ofron një nivel të ri fuqie procesori.
Ky ultrabook premium ka një ekran 16-inç QHD+ OLED me 240 Hz, procesor Intel Core Ultra 9 386H dhe grafikë nga seria NVIDIA GeForce RTX 50.
Procesori Intel Core Ultra 9 386H me 16 bërthama dhe frekuencë maksimale turbo deri në 4.9 GHz është zemra e këtij laptopi. Ai është i kombinuar me grafikë të avancuar NVIDIA GeForce RTX 50 për laptopë, duke siguruar cilësi të lartë vizuale dhe performancë të avancuar me AI.
Laptopi mund të konfigurohet me deri në 64 GB memorie LPDDR5X-9600 MHz. Sistemi i ftohjes përdor një dhomë avulli me fletë të hollë dhe dy ventilatorë për të ruajtur temperaturën gjatë sesioneve të gjata të video-lojërave.
Ekrani 16-inç QHD+ OLED ka frekuencë rifreskimi 240 Hz, ngjyra të thella të zeza dhe ndriçim deri në 1100 nit në HDR, duke fituar certifikatën VESA DisplayHDR TrueBlack 1000. Trupi i laptopit është elegant, me vetëm 14.9 mm trashësi dhe 2.14 kg peshë, i bërë nga një copë alumini T6 me mbulesë kundër gjurmëve të gishtave.
Razer Blade 16 për vitin 2026 është tashmë në dispozicion vetëm përmes dyqanit zyrtar online të Razer dhe disa RazerStore-ve të përzgjedhura në botë. Çmimi: 3499.99 dollarë amerikanë, rreth 3040 euro. /Telegrafi/




















































