LAJMI I FUNDIT:

Kvara i emocionuar me nofkat që i kanë vendosur tifozët e Napolit, thotë se është ende herët të konsiderohet ndër më të mirët në Evropë

Kvara i emocionuar me nofkat që i kanë vendosur tifozët e Napolit, thotë se është ende herët të konsiderohet ndër më të mirët në Evropë

Khvicha Kvaratskhelia është padyshim zbulimi i këtij edicioni në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi gjeorgjian iu bashkua Napolit nga skuadra gjeorgjiane Dinamo Tibilisi dhe ka bërë të gjithë për vete falë paraqitjeve spektakolare.

Në 17 ndeshje zyrtare me Napolin, Kvara ka pasur paraqitje fantastike me tetë gola e 10 asistime mes Ligës së Kampionëve dhe kampionatit italian.


Ai kërkon titullin me klubin e tij ku janë lider në Serie A, por e di se një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Ne kemi ende shumë kohë përpara dhe duhet të luajmë shumë ndeshje. Për ne çdo sfidë është thelbësore dhe padyshim që do të bëjmë gjithçka për të arritur objektivin tonë. Sa herë futemi në fushë e bëjmë për të fituar, koha do të na tregojë se çfarë do të ndodhë”.

“Qyteti i Napolit është i mahnitshëm për bukurinë e tij, madje napolitanët janë njerëz të jashtëzakonshëm. Këtu tifozët jetojnë duke dashuruar futbollin, dhe të gjithë e kuptojnë futbollin këtu”.

“Pseudonimet që ata më anë vënë janë shumë të bukura, por kur lidhet vetëm një pjesë e vogël e emrit Maradona me emrin tim, është një nder. Megjithatë ‘Kvaradona’ është padyshim i preferuari im”, deklaroi Kvaratskhelia.

21-vjeçari ka thënë për Dazn se është ende herët që të thuhet se është ndër më të mirët në Evropë.

“Unë jam ende shumë larg përkufizimit si një nga lojtarët më të fortë në Evropë. Është e vështirë se nga një vend aq i vogël si Gjeorgjia mund të luash në një ekip kaq të madh. Ëndrra ime ishte të luaja në një klub të njohur si Napoli., megjithatë kam ende një rrugë të gjatë për të bërë”, deklaroi Kvara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori