Me katër muaj vonesë, Kuvendi i Kosovës pritet që këtë të martë ta shqyrtojë dhe miratojë agjendën legjislative për vitin 2017, të cilën është dashur ta miratojë në fillim të vitit.
Monitoruesit e punës së Kuvendit e quajnë qasje jo serioze dhe mos efikasitet të legjislativit, vonesat e mosmiratimit të agjendës legjislative. Derisa deputetët e pozitës dhe opozitës e pranojnë se janë vonuar dhe se Kuvendi nuk po mund ta përmbush planin e paraparë.
Jo efikas, organi më i lartë ligjvënës u tregua edhe vitin e kaluar, pasi kishte përmbushur vetëm një të tretën e agjendës legjislative, ani pse nuk e kishte të miratuar një të tillë.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e pranon se janë të vonuar në shqyrtimin dhe miratimin e agjendës legjislative, por thotë se efektiviteti i punës së Kuvendit nuk varet edhe aq shumë nga miratimi i agjendës, ndonëse është obligim me rregulloren e punës së Kuvendit.
Deputeti i LDK-së, thekson se ka krijuar keqkuptime kërkesa për numra, meqë sipas tij, efektiviteti dhe impakti i ligjeve në shoqëri duhet të shikohet.
Vetëkritikë janë edhe deputetët e opozitës. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë se ka kohë që deputetët po tregohen të papërgjegjshëm karshi detyrave të tyre.
Ajo thekson se sikurse vitin e kaluar që nuk ka arritur ta përmbush agjendën legjislative, as këtë vit, Kuvendi nuk pritet ta bëjë një gjë të tillë, duke pasur parasysh ndërprerjen e shpeshtë të seancave për mungesë kuorumi.
Madje, në këtë agjendë legjislative, 90 për qind e ligjeve janë në plotësim ndryshim. E këtë fakt, deputetja Haxhiu thotë se ata si grup e kundërshtojnë, pasi kjo dëshmon se ligjet nuk po hartohen mirë dhe nuk po mbikëqyren në zbatim.
Shoqëria civile thotë se kjo legjislaturë secilin vit po shkon duke humbur performancën në miratimin e ligjit, çka do të ndikojë në fund të vitit me arritjen e përmbushjes së agjendës legjislative.
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës që bënë monitorimin e punës së Kuvendit, thotë për KosovaPress, se Kuvendi është vonuar në miratimin e agjendës legjislative, meqë kjo është dashur të bëhet në janar.
Sipas tij, Qeveria në këtë aspekt është më e saktë sa Kuvendi, pavarësisht se Kuvendi varet shumë nga ligjet që dërgon Qeveria, meqë deputet nuk marrin iniciativa që vet si legjislativ të hartojnë projektligje.
Krasniqi thotë se mos efikas Kuvendi ishte edhe në vitin e kaluar, pasi nuk kishte arritur të përmbushte as gjysmën e agjendës legjislative, ani se një të tillë nuk e kishte miratuar fare.
“Miratimi i një plani të punës nga ana e Kuvendit është një obligim që duhet të kryhet me anë të rregullores së Kuvendit dhe vlen të theksohet se vitin e kaluar Kuvendi nuk ka miratuar fare një plan të punës, por kanë qenë vetëm komisionet parlamentare ato që kanë pasur një plan, Kjo na bën të konkludojmë se Kuvendi ka kryer punë pa një planifikim të mirë dhe kjo ka rezultuar me një përmbushje shumë të dobët edhe të planeve të komisioneve parlamentare. Nga ajo që ne kemi bërë vlerësimin ka dalë që rreth 1/3 e planit është përmbushur në vitin e kaluar”, theksoi Krasniqi për Kosovapress.
Sipas Krasniqit, një pikë ku duhet të fokusohet Kuvendi më shumë është padyshim mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, pasi projektligjet që shkojnë për plotësim ndryshim është si rezultat nuk kanë një shqyrtim të mirë, të detajuar nga deputetët dhe si rrjedhojë e kësaj dalin ligje të dobëta që duhet të plotësohen dhe ndryshohen vazhdimisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania