Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë është vendosur që si pikë e rendit të ditës në seancën e ardhshme të diskutohet mocioni përmbajtjesor i propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për adresimin e rezolutës e cila do të merret me masat që duhet t’i ndërmarr qeveria për ballafaqimin me rritjen e çmimeve në vend.
Kusari Lila bëri të ditur se vazhdimi i seancës është caktuar të mbahet më 21 korrik, ndërsa seanca e re do të jetë menjëherë pas saj.
“Më 21 korrik do të mbahet vazhdimi i seancës, dhe hapet një seancë e re. Seanca e parë do të fillojë në orën 10:00, ndërsa tjetra pas asaj. Si pikë e rendit të ditës është dhe mocioni përmbajtjesor i propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje për adresimin e rezolutës e cila do të merret me masat që do duhet të ndërmarr qeveria për ballafaqimin me rritjen e çmimeve”, ka thënë Kusari-Lila.
Deputetja theksoi se në seancë do të ketë edhe debat parlamentar lidhur me mos liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ajo po ashtu tregoi se gjatë mbledhjes së Kryesisë, grupet parlamentare janë dakorduar në parim që të mbështesin mocionin procedural për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Studimin e Fizibilitetit të projekt-idesë, për lidhjen hekurudhore Durrës Prishtinë.
“Ka një dakordim në parim të grupeve parlamentare për mbështetje të mocionit procedural për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit për Studimin e Fizibilitetit të projekt-idesë, për lidhjen hekurudhore Durrës – Prishtinë, proces që duhet të miratohet me mocion procedural”, tha ajo, raporton Telegrafi.
Këto janë pikat e rendit të seancës së Kuvendit të Kosovës që do të mbahet më 21 korrik:
Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-154 për ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe Projekt – Idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”,
- Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
- Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
- Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
- Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-ja për Kosovën.
- Mocioni përmbajtjesor i propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje për adresimin e rezolutës e cila do të merret me masat që do duhet të ndërmarr qeveria për ballafaqimin me rritjen e çmimeve.
Ndryshe, rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga qershori i vitit të kaluar është rritur 14.1 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave (ASK).
ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit (IHÇK) vetëm për muajin qershor 2022 është rritur 1.4 për qind, shkruan Telegrafi.
Sipas raportit “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, qershor 2022”, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te vajrat ushqimore me 53.8 për qind, ndjekur nga karburantet me 39.3 për qind dhe buka me 27.7 për qind.
“IHÇK është më i lartë në një mesatare prej 1.4 për qind në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin maj 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te buka dhe drithërat me 1.1 për qind, mishi me 1.4 për qind, pemët me 3 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata e ëmbëlsirat me 2.2 për qind, kafja, çaji dhe kakao me 2.3 për qind, pijet alkoolike me 1.5 për qind.
Lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 60 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 1.8 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 15.4 për qind, shërbimet për transport me 5.9 për qind, pushime të organizuara me 4.1 për qind, shërbimet hoteliere me 2.3 për qind, kujdesi personal me 1.5 për qind si dhe disa nëngrupe tjera me një ndikim të vogël, e që të gjitha patën një ndikim të përbashkët prej 1.9 për qind në IHÇK”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët