LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë miraton formimin e Komisionit Hetimor për shkarkimin i Metës

Kuvendi i Shqipërisë miraton formimin e Komisionit Hetimor për shkarkimin i Metës

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim.

Kujtojmë se miratimi nga Komisioni i Ligjeve me 14 vota pro dhe 1 kundër, i hapi rrugë dërgimit të kërkesës për miratim në Parlament.

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë votuar ngritjen e këtij komisioni për shkarkimin e Metës, për të cilin thonë se ka shkelur Kushtetutën.


Kryetar i këtij komisioni do të jetë Alket Hyseni, nënkryetar Myslim Murrizi, sekretare Klotilda Bushka ndërsa anëtarët do të jenë: Vasilika Hysi, Elona Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Carcani.

Ndërsa zëvendësues do të jenë Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

Kujtojmë se vetë presidenti nuk shkoi në Komisionin e Ligjeve për të folur duke kërkuar datën 10 maj, por këtë refuzim deputetët socialistë e komentuan si përpjekje për t’i ikur përgjegjësisë me procedurë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori