Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përfundim të këtij sesioni, mbi 50 projektligje që kanë kaluar në lexim të parë do të kthehen në pikën zero. Në mesin e tyre ka edhe marrëveshje ndërkombëtare. Pozitë e opozitë fajësojnë njëra-tjetrën, ndërsa ata që përcjellin punën e legjislativit nuk presin që Kuvendi ta përmbushë agjendën as gjatë këtij sesioni.
Në procedurë të shqyrtimit dhe votimit janë 54 projektligje të cilat ne besojmë se nuk do të mund të arrijnë epilogun final për shkak edhe të largimit të tre, katër deputetëve nga radhët e grupit më të madh parlamentar, nga Lëvizja Vetëvendosje, atëherë rrjedhimisht nëse ata nuk do të marrin pjesë në procesin e votimit, këto ligje nuk do të votohen”, tha për RTK-në, Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD.
Jakaj ka përmendur edhe disa prej projektligjeve më të rëndësishme të cilat duhet të kalojnë sa më shpejt në Kuvend.
Nga opozita thonë se nuk do t’i ndihmojnë mazhorancës për t’i kaluar këto projektligje.
“Sigurisht se ne do të rishqyrtojmë pozicionin tonë dhe mund të mos marrim pjesë në votime”, deklaroi Ferat Shala, deputet i PDK-së.
“Nuk do ta ndihmojmë maxhorancën në këtë drejtim sepse këta nuk janë treguar në nivelin e duhur. Ne kemi thirrë seanca të jashtëzakonshme, dhe nuk kanë ardhë, nuk kanë marrë pjesë”, tha në anën tjetër Pal Lekaj, deputet i AAK-së
Ndërsa nga tabori tjetër politik fajësojnë opozitën.
“Që nga fillimi I kësaj legjislature e gjithë barra për të siguruar shumicën në mënyrë që këto ligje që janë të karakterit të interesit publik dhe trajtojnë çështje për të cilat ne betohemi si deputet se do të punojmë për interesin publik, që nga fillimi janë varur tërësisht vetën nga votat e pozitës”, deklaroi Jeta Statovci, deputete e Listës Guxo.
Në mungesë kuorumi, gjatë ditës nuk arriti të mbahej as mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës