LAJMI I FUNDIT:

​Kuvendi nuk miratoi raportin vjetor të KPMShC-së

​Kuvendi nuk miratoi raportin vjetor të KPMShC-së

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2020. Kundër miratimit të këtij raporti u shprehën 57 deputetë nga partia në pushtet, ndërsa u kritikua qasja e së njëjtës nga opozita.

Në emër të grupit parlamentar të LVV-së, deputeti Fitim Haziri tha se në raportin e KPMShC- së janë evidentuar shumë parregullsi dhe i njëjti nuk duhet të miratohet.

“Arsye e mos miratimit të raporti lidhet me paqartësitë e paraqitura në këtë raport, si dhe janë evidentuara se anëtarët e Këshillit kanë ushtruar funksionin e tyre në mënyrë të anshme, e jo në bazë të ligjit”, tha ai.


Kjo qasje u kritika nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili tha se fillimisht shkarkimi i bordeve, pastaj mos miratimi i raporteve të të njëjtëve është një standard i ri në Kuvend, i cili po prish imazhin e institucioneve të pavarura.

“Shihet qartë se kanë votuar politikisht sepse kjo është shumë e paqartë se Kuvendi fillimisht ka shkarkuar anëtarë dhe pastaj fol për raport. Kjo është një standard i ri, kjo formë prish imazhin e institucioneve”, tha ai.

Ndërsa, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi duke ironizuar tha se arsyetimet e grupit parlamentar të LVV-së i kanë për mrekulli edhe kur mashtrojnë.

“Nuk mundeni me votu një raport të një këshilli të cilin e keni shkarku dhe keni bërë shkelje. Ajo lëndë është në Gjykatën Kushtetuese, po mendoj se pa dashur me ndiku është dashur me prit vendimin e saj. Arsyetimet i keni për mrekulli, 10 she e keni në arsyetim edhe kur mashtroni, nuk tregoni se keni pasur urdhër për me shkarku këtë bord”, tha Beqa.

Praktikën e tillë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj e quajti më të keqën që ka qenë ndonjëherë në parlament.

“Ësjtë një praktik më e keqja parlamentare, pasi ju paraprakisht keni shkarkuar bordet, kjo është maltretim për qytetarët dhe deputetët”, u shpreh Lekaj./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori