LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës drejt miratimit të buxhetit 2025, ekonomistët: Nuk përmbushen pritshmëritë për zhvillim ekonomik

Kuvendi i Kosovës drejt miratimit të buxhetit 2025, ekonomistët: Nuk përmbushen pritshmëritë për zhvillim ekonomik

Të hënën pritet të kalojë për miratim në Kuvendin e Kosovës buxheti për vitin 2025, i cili është përballur me kritika të shumta.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Bashkim Mustafa, në RTV Dukagjini vuri në dukje se ky buxhet nuk ofron zhvillim ekonomik dhe nuk kontribuon në përmirësimin e institucioneve apo të mirëqenies sociale.

Mustafa theksoi se, përveç planifikimit, rëndësi kryesore ka realizimi i buxhetit, duke përmendur se investimet kapitale në katër vitet e fundit kanë shënuar nivelin më të ulët në Kosovë, çka pengon zhvillimin ekonomik.


“Ligji i buxhetit nuk ofron zhvillim ekonomik, është blerje apo vazhdimi paqes sociale me një rritje sociale të të ardhurave, por nuk ofron zhvillim ekonomik, nuk forcon institucionet, nuk rrit mirëqenien sociale dhe nuk ofron diçka të re nga vitet e kaluara. Nuk është e rëndësishme planifikimi i buxhetit por realizimi i buxhetit. 4 vitet e fundit e kemi realizimin më të ulët e investimeve kapitale, që janë instrumenti kryesor i zhvillimit ekonomik”, tha Mustafa.

Ndërkohë, profesori i ekonomisë Nagip Skenderi, deklaroi se projektbuxheti i vitit 2025 prej 3.6 miliardë eurosh nuk përmbush pritshmëritë për të stimuluar zhvillimin ekonomik dhe social.

Ai vuri në dukje se qeveria nuk ka arritur të realizojë as projektet e buxheteve të kaluara, për shkak të mangësive në transparencë, mungesës së bashkëpunimit dhe mosfunksionimit të niveleve qendrore dhe lokale.

“Projeksioni buxhetor me të cilin qeveria e Kosovës ka dal për vitin 2025, nuk është buxheti i cili është pritur  për të realizuar zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Sepse edhe projeksionet e buxheteve të kaluara, kanë dëshmuar se gjitha ato projeksionet e kaluara nuk kanë mundur të realizohen praktikisht, qoftë realizohen praktikisht, qoftë nga mosdija, neglizhenca apo mosfunksionimi i nivelit qendror dhe lokal”.

Skenderi apeloi për një proces më transparent dhe përfshirës, duke kërkuar bashkëpunim me opozitën dhe grupet e tjera të interesit për një realizim më efektiv të buxhetit.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet më 11 nëntor në një seancë plenare për të diskutuar dhe votuar projektligjin për buxhetin e vitit 2025, ndërsa partitë opozitare kanë shprehur rezerva, duke theksuar se dokumenti ka mangësi të theksuara që sipas tyre duhen adresuar para miratimit përfundimtar.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Ekonomi
Kalo në kategori