LAJMI I FUNDIT:

Kuvajti i gatshëm të ndihmojë Kosovën në punësim

Kuvajti i gatshëm të ndihmojë Kosovën në punësim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, po qëndron në një vizitë zyrtare në Kuvajt, me ftesë të homologes së tij, Hind Sabeeh Barak Al-Sabeeh, me të cilën bisedoi për gjendjen socio-ekonomike në vendit tonë dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës në uljen e papunësisë.

Në kuadër të kësaj, Reçica theksoi përkushtimin e tij dhe të dikasterit që drejton në arritjen e marrëveshjeve për punësim sezonal në shtete të BE-së dhe më gjerë dhe në këtë rast, edhe me shtetin e Kuvajtit, ku shtoi se Kosova ka kuadro të përgatitura dhe të certifikuara, të gatshme për tregun e punës jashtë vendit.

Ministrja Hind Sabeeh Barak Al-Sabeeh tha se Kuvajti ka nevojë për fuqi punëtore në disa profile dhe shprehi gatishmërinë e plotë që një marrëveshje e tillë të arrihet sa më parë për punësim të qytetarëve të Kosovës, në shtetin e Kuvajtit.


Temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimi  për ngritjen e mirëqenies së disa kategorive në Kosovë si, personave të moshuar, fëmijëve, si dhe grupeve të cenueshme, ku ministri kërkoi ndihmën e Qeverisë së Kuvajtit për ndërtimin e disa qendrave, për persona të moshuar, për banim social si dhe për fëmijë pa përkujdesje familjare.

Ministrja Hind Sabeeh Barak Al-Sabeeh ofroi mbështetjen dhe gatishmërinë e Qeverisë së Kuvajtit për ta ndihmuar Kosovën në këto çështje dhe u dakorduan bashkërisht që këto projekte të konkretizohen sa më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori