Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në mënyrë të përshpejtuar duhet të trajtojë lëndën e proceduar nga Lista Serbe për Ligjin mbi Trepçën dhe të jap një interpretim ligjor para datës 2 nëntor, pasi kjo datë është afati i fundit kohor kur Trepça mund të shkojë në likuidim, thonë ekspertë të çështjeve juridike dhe ekonomisë.
Ndërkohë që zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kishin deklaruar se likuidimi i Trepçës nuk mund të vijë në shprehje, pasi që Gjykata Kushtetuese mund t’i pezullojë të gjitha veprimet tjera ligjore, qoftë zbatimin e Ligjit apo masën e likuidimit, deri në nxjerrjen e interpretimit final.
Deputetët e Listës Serbe i janë drejtuar të enjten Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës më datën 7 tetor.
Sipas Listës Serbe, me miratimin e Ligjit për Trepçën, nuk janë respektuar interesat vitale të bashkësisë serbe dhe se ligji nuk është shqyrtuar në Komisionin Parlamentar për Komunitete dhe Këshillin Konsultativ për Komunitet.
Mazllum Baraliu, ekspert i çështjeve juridike-kushtetuese, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se mundësia e likuidimit të Trepçës ka qenë motivi i Listës Serbe, kur vendosi që ta dërgojë për shqyrtim ligjshmërinë e miratimit të Ligjit për Trepçën.
Ai beson se ky vendim i Listës Serbe ishte iniciuar nga Beogradi zyrtar, me qëllim që, sipas tij, të zvarritet nënshkrimi i Ligjit dhe hyrja e tij në fuqi, që si pasojë do të kishte nisjen e procedurave për likuidim.
“Ky ka qenë motivi i Listës Serbe që ta pengojë hyrjen në fuqi të këtij ligji dhe të kalojë afati prej 2 nëntorit, në mënyrë që Trepça të shkojë në likuidim dhe ata të bëjnë punën e tyre ose të pengojnë një proces të caktuar”.
“Unë mendoj se Lista Serbe ka llogaritur, ka kalkuluar në këto afate. Prandaj, kjo është një strategji ndoshta e menduar mirë nga Beogradi, i cili i instrukton dhe dirigjon këta deputetë dhe këtë subjekt politik”, ka thënë Baraliu .
Edhe Mejdi Bektashi, profesor i lëndës ‘Politika Ekonomike’ në Fakultetin e Juridik, thotë për Radion e Evropa e Lirë se Gjykata Kushtetuese – në afatin më të shpejtë – duhet të marr vendim. Ai rikujton procedurat ligjore, sipas të cilave zbatimi i Ligjit nuk mund të fillojë pa u nënshkruar nga Presidenti dhe pa u shpallur në gazetën zyrtare.
Në të kundërtën, Bektashi shprehet se pasojat ekonomike financiare dhe raportet politike më Serbinë do të keqësoheshin edhe më shumë.
“Unë besoj se Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë në mënyrë profesionale, që të mos e vonojë çështjen e definimit dhe përcaktimit të ligjshmërisë së Trepçës”.
“Besoj se Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha faktet. I ka të gjitha elementet e mjaftueshme që kërkesën e Listës Serbe të mos e trajtojë fare ose ta zgjidh deri në fund të muajit, në mënyrë që të mos pritet 2 nëntori, që është edhe data kur kombinati do të duhej të shkonte në likuidim”, ka thënë Bektashi.
Në anën tjetër, Mazllum Baraliu thotë se afati deri më 1 nëntor është i mjaftueshëm për nxjerrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
“Ka kohë. Duhet llogaritur këto afate kohore, në mënyrë që ta bëjë punën e saj (Gjykata Kushtetuese), pasi nuk është një çështje e komplikuar”.
“Nuk dua ta paragjykoj vendimin e Gjykatës Kushtuese…do të ishte një spekulim. Mirëpo, duhet që me shpejtësinë maksimale, pa u zvarritur, të zgjidhet çështja, në mënyrë që të arrihen afatet kushtetuese dhe të mos ketë pasoja nga veprimet e saj”, thotë Baraliu.
Ndërkohë, Mejdi Bektashi thotë se në rast të likuidimit eventual të kombinatit metalurgjik “Trepça”, që gjendet në Mitrovicë, pasojat ekonomike për vendin do të ishin jashtëzakonisht të mëdha.
“Pasojat nuk do t’i bartim jo vetëm ne si shumicë, por edhe popullata pakicë që jeton në pjesën veriore. Rikujtojmë që 20 për qind e shoqërisë aksionare janë të gjithë të punësuarit, si në pjesën jugore, po ashtu edhe ata të pjesës veriore”.
“Edhe ata punëtorë që punojnë në pjesën veriore, në vend që t’i gëzohen këtij ligji, ata janë të manipuluar nga institucionet paralele që gjenden në pjesën veriore, por edhe të nxitur nga Beogradi zyrtar”, thotë Bektashi.
Sipas një vendimi të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, në mungesë të ligjit, afati i fundit për që Trepça të shkojë në likudim është 2 nëntori. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!