LAJMI I FUNDIT:

Kush do ta fitojë garën për Mathys Tel? Katër klubet e mëdha angleze pas francezit

Kush do ta fitojë garën për Mathys Tel? Katër klubet e mëdha angleze pas francezit

Sulmuesi i ri i Bayern Munich, Mathys Tel, ka bërë të gjithë të flasin për të, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur Florian Plettenberg, katër gjigantë të Ligës Premier, Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe Tottenham po monitorojnë me kujdes situatën e tij.

Këto klube kanë filluar të mbledhin informacione të detajuara për Tel dhe kanë nisur kontakte fillestare me përfaqësuesit e tij, si dhe me Bayern Munich, për të eksploruar mundësinë e një transferimi.


Arsenali futet në garë për transferimin e sulmuesit të Bayernit
Lexo po ashtu Arsenali futet në garë për transferimin e sulmuesit të Bayernit

Interesi për 19-vjeçarin nuk është i kufizuar vetëm në Angli, pasi edhe klube nga Bundesliga, Franca dhe liga të tjera evropiane janë të interesuara për të siguruar shërbimet e tij.

Bayern Munich duket të jetë i hapur për të diskutuar opsione të ndryshme, duke përfshirë huazimin ose një transferim të përhershëm. Klubi gjermanian vlerëson shumë talentin e Tel dhe dëshiron të zgjedhë rrugën më të mirë për zhvillimin e tij të ardhshëm.

Me një kontratë që zgjat deri në vitin 2029, Bayern është në një pozitë të fortë negociuese, dhe çdo klub që dëshiron të sigurojë shërbimet e Tel do të duhet të ofrojë kushte jashtëzakonisht tërheqëse.

Klubet angleze janë duke përshpejtuar për të gjetur një marrëveshje me Bayernin për lojtarin të cilën gjiganti gjerman e vlerëson rreth 45 milionë euro.

Tel ka pranuar transferimin në Angli, por mbetet të shihet se cila skuadër do t’i fitojë shërbimet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Ligat tjera
Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori