LAJMI I FUNDIT:

Kush janë dy emrat e ri në listën e Bernard Challandes – mësoni më shumë për Ylldren Ibrahimajn dhe Ibrahim Dreshajn

Kush janë dy emrat e ri në listën e Bernard Challandes – mësoni më shumë për Ylldren Ibrahimajn dhe Ibrahim Dreshajn

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Dardanët” fillimisht do të takohen me Malin e Zi, më 7 qershor në stadiumin e kryeqytetit në Podgoricë, ndërsa tri ditë më vonë, futbollistët tanë do të udhëtojnë drejt Sofjes, ku do të takohen me kombëtaren e Bullgarisë.

Florent Hadergjonaj, Ylldren Ibrahimaj dhe Ibrahim Dresheviq janë lojtarë të rinj që për herë të parë do të kenë mundësinë që të veshin fanellën e Kosovës.


Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, ka disa lojtarë të rinj
Lexo po ashtu Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, ka disa lojtarë të rinj

Pasi mbrojtësi i krahut Florent Hadergjonaj, është më i njohur pas ka bërë karrierë në Bundeliga dhe Ligën Premier.

Ai ka luajtur për klube të njohura si Young Boys, Ingolstadt 04 dhe tani është pjesë e Huddersfield Town.

Por të njihemi më shumë me dyshen e re, Ylldren Ibrahimaj dhe Ibrahim Dresheviq.


Ibrahim Dresheviq  (Dreshaj)

Ibrahim Dresheviq  apo Dreshaj është shqiptar i Malit të Zi, i lindur në Suedi.

Luan si qendërmbrojtës dhe është vetëm 22 vjeç.

Karrierën e ka nisur në Suedi te Norrby si fëmijë, pastaj ka kaluar te Elfsborg, ku ka debutuar në ekipin e parë.

Aktualisht pjesë e klubit të njohur holandez Heerenven.

Ka luajtur për Suedinë U-17 dhe U-19.


Ylldren Ibrahimaj

Ylldren Ibrahimaj është mesfushor 23 vjeç. Ai ka lindur në Arendal të Norvegjisë.

Karrierën e ka nisur te akademia IK Grane për ta kaluar më pas Arendal në futbollin profesionist.

Ibrahimaj aktualisht është pjesë e ekipit Viking që bën gara në Divisionin e Parë në Norvegji.

Në 14 ndeshjet e fundit ka realizuar katër gola.

Ai ka ardhur për të mbuluar mungesën e madhe të Hekuran Kryeziut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori